E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, plagoset rëndë një 31-vjeçar

Korçë- 31-vjeçari me inicialet D. Bendo, banues në qytetin e Korçës, mbeti i plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti rrugor. Madje për shkak të gjendjes shëndetësore të rënduar, i dëmtuari u transportua  në spitalin ushtrak të Tiranës për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Në çastin e aksidentit i plagosuri kishte qenë duke udhëtuar përgjatë rrugës nacionale Korçë Pogradec me automjetin e tij tip Mercedez Benz me targë AA 428 AJ, por ndërsa kishte mbërritur te vendi i quajtur kryqëzimi i Zvirinës, një automjet tjetër me targa KO-90-56 B, me drejtues mjeti Jani Demko, 33 vjeç, banues në Korçë, ishte përplasur me auomjetin e tij.

Për këtë arsye menjëherë pas kësaj ngjarje, policia bëri arrestimin në flagrancë të 33-vjeçarit Demko, ndërsa materialet hetimore e përpiluara për këtë rast pritet ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për ndjekje të mëtejshme. /V.H/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›