Debat per kazanet e rakise
E hene 16 Prill 2012 1224
KAZAN RAKIE Debati per ligjin e ri te akcizes eshte ndalur tek regjistrimi i kazaneve te rakise por edhe tek tatimi qe duhet te paguaje cdo individ qe prodhon raki dhe vere me shume se 100 litra ne vit te cilat e ka per qellim shitjeje.
Pertej ketij debati mazhoranca ka mbrojtur nismen e saj duke thene se ligji i ri ne 75 te dispozitave te tij zbut marredhenien me biznesin ne krahasim me ligjin ekzistues. Sipas numrit dy te financave Alfred Rushaj ligji aktual i hartuar qe ne vitin 2002 eshte i ashper pasi parashikon konfiskimin e cdo kazani qe nuk eshte i deklaruar. Por qe nga viti 2002 e deri me tani qe eshte ne fuqi projektligji i akcizes ende asnje kazan rakie nuk eshte konfiskuar nga autoritet tatimore. Ndaj edhe ne ligjin e ri mbetet e paqarte menyra se si do te evidentohen fermeret qe prodhojne raki per konsum vetjak dhe atyre qe e kane per qellim shitjeje. Komisioni i ekonomise miratoi projektligjin nen per nen vetem me votat e mazhorances. Ndersa opozita kundershtoi draftin me argumentin se ai rendon kostot ndaj biznesit. Ky i fundit duhet te lere garanci me qellim per ti paraprire cdo shmangieje detyrimi.
Komente
Facebook