Debat për ndërmarrjet publike
Kryesia e Kuvendit ka vendosur që në seancën e 13 majit të debatohet për situatën në të cilën ndodhen ndërmarrjet publike.
Pos debatit rreth gjendjes në ndërmarrjet publike qendrore, para procesit të privatizimit të tyre dhe shqyrtimit për herë të parë të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shpronësimin e pronës së paluajtshme, për të cilat ka marrë vendim Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e kaluar, në këtë seancë do të shqyrtohen për herë të dytë
Projektligji për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës dhe ai për Pagat e nëpunësve civilë, kurse për herë të parë do të shqyrtohet edhe Projektligji për efiçiencën e energjisë.
Në të njëjtën seancë do të shqyrtohen edhe propozimamendamentet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për ndryshimin dhe plotësimin e Marrëveshjes së Fondit Monetar Ndërkombëtar, Raporti i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (për vitin 2009), Raporti i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (për vitin 2009), si dhe Programi i Qeverisë së Kosovës për Barazi Gjinore.
Pasi ka shqyrtuar Raportin e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm, për vitin 2009, Raportin e Zyrës së Rregullatorit për Ujë dhe Mbeturina dhe Raportin e Autoritetit të Aviacionit Civil, për vitin 2009, Kryesia ua ka deleguar ato komisioneve gjegjëse funksionale, duke i ngarkuar që për Kuvendin të përgatisin raportet me rekomandime.