E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova, punë e kryer

Pavarësia e Kosovës është realitet të cilin Kroacia e ka njohur, ka deklaruar Presidenti kroat, Ivo Josipovic, në një intervistë për gazetën ruse “Izvestija”.

“Por, Serbia ka një pikëvështrim tjetër rreth kësaj çështjeje”, ka shtuar ai.

Por, Josipovic situatën në rajonin e Ballkanit e konsideron ende “turbulente”. Ai ka theksuar se Europa Juglindore duhet të shndërrohet në një zonë të paqes dhe të bashkëpunimit në Europë.

Ndërkaq, lidhur me Bosnjën, Josipovic ka thënë se duhet të gjendet një formulë e re, pasi që, sipas tij, ajo e vjetra, e Daytonit, “ka lënë shumë çështje hapur”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›