Ekzekutohet pronari diskos, policia: Disa pista hetimi
DURRES- Polica ka nisur hetimet për të zbardhur motivet dhe autorët e vrasjes që tronditi mbrëmë Durrësin.
Dyshohet që viktima mund të jetë vrarë pas ndonjë konflikti apo sherri banal, por nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë qëlluar për motive konkurrence, apo të ndonjë konflikt të mundshëm për çështje pronësie. Shyqyri Deliallisi, 35 vjec ishte pronar i diskos “3X” në plazhin e Durresit.
GSH shkruan sot duke cituar burime konfidenciale nga policia e qytetit bregdetar, se viktima ka qenë emigrant në Itali dhe se ka pasur probleme me Drejtësinë e këtij vendi, një tjetër pistë hetimi e policisë.
Mbrëmë rreth orës 20:15, në unazën e Plazhit në aksin ndërmjet mbikalimit të Plepave dhe Shkozetit, Shyqyri Deliallisi ishte duke u kthyer me bashkëshorten e tij në banesë, në lagjen 13 në Plazh.
Burime pranë grupit hetimor, pohojnë se 35-vjeçari së bashku me gruan e tij po udhëtonin me makinën e tip "Volsvagen" me targa DR 0730F. Teksa ishin duke udhëtuar, u dalin para në rrugë dy persona në moshë të re, të cilët i bëjnë me shenjë që të ndalojë. Shyqyri Deliallisi ka ndaluar makinën dhe ka zbritur në tokë, ndërsa dy personat e panjohur e kanë qëlluar atë disa herë me pistoletë në trup. Dy ekzekutorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me një motor.
Viktima është dërguar në spitalin rajonal të Durrësit, por ndërhyrja ka qenë e kotë, pasi ai kishte mbërritur i vdekur. Mjekë të këtij spitali pohuan se 35-vjeçari kishte pësuar plagë në pjesë të ndryshme të trupit.
(s.g/BalkanWeb)