"Presioni" i klubeve, problemi i madh i Kuzhe
TIRANE-Futbollistët e kombëtares shqiptare e kanë shijuar si një periudhë të qetë pushimi atë përpara fillimit të kompeticioneve të mëdha, Europian apo Botëror. Por, do të jetë ndryshe këtë vit, teksa Shqipëria do të luajë dy ndeshje miqësore, me Malin e Zi më 25 maj dhe Andorrën më 2 qershor. Dy impenjime, për të cilat trajneri i përfaqësueses Josip Ku-zhe ka programuar të zhvillojë dy javë grumbullim, në datat 18 maj deri më 2 qershor. Por, frika e teknikut kroat për këto dy sfida mbetet te presioni i klubeve të huaja ku luajnë kuqezinjtë. Në fakt, për një vend si Shqipëria që nuk është kualifikuar në Botëror, periudha para fillimit të këtij kompeticioni nuk hyn në "datat zyrtare të FIFA-s" dhe klubet nuk janë të detyruara të lëshojnë futbollistët e tyre. Natyrisht, dy nde-shje miqësore në fund të sezonit nënkuptojnë më shumë mundësi që lojtarët të dëmtohen dhe klubet europiane tregohen shumë të kujdes-shme në raste të tilla. "Deri më tani nuk ka asnjë refuzim nga ana e klubeve, por gjithsesi frika ekziston, pasi ata nuk janë të detyruar", thotë Denis Bastari, menaxheri i skuadrës kombëtare. Gjithsesi, në rast se do të ketë refuzime që futbollistët të mos luajnë, duket se është gati edhe një plan B, që ekipi të plotësohet me futbollistët më të mirë të kampionatit shqiptar.
(d.b/BalkanWeb)
(d.b/BalkanWeb)