E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli ne Rusi Shqiperia pjese e gazsjellesit South Stream

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ndodhet ne nje vizite zyrtare ne Rusi te cilen ajo e ka shfrytezuar per te dhene pelqimin per perfshirjen e Shqiperise ne nje nga projektet me te medha gazsjellese te Rusise South Stream ose Rryma e Jugut. Duke e cilesuar si nje vizite historike Topalli u takua me Kryetarin e Dumes Shteterore Boris Grizllov. Kryetarja e Kuvendit e konsideroi te nje rendesie te vecante bashkepunimin ne fushen e turizmit dhe te energjise. Ajo tha se Shqiperia vlereson shume perfshirjen e saj si degezim ne projektet e gazsjellesve te medhenj si Rryma e Jugut. Kryetari i Dumes tha se Rusia si eksportuese e naftes dhe e gazit sheh me interes edhe ngritjen e industrise perpunuese ne Shqiperi. Duke vleresuar potencialet turistike te Shqiperise zoti Grizllov u shpreh se per ruset eshte me interes te investojne ne kete fushe tha Topalli. Biseda u perqendrua edhe ne perspektiven europiane te Ballkanit. Ne besojme se njohja e pavaresise se Kosoves ka ndikuar ne konsolidimin e paqes dhe stabilitetit ne rajon - theksoi Topalli. Ajo shprehu bindjen se ky rajon sic eshte vendosur ne samitin e Selanikut duhet te behet pjese e Bashkimit Europian. Ne kete proces eshte normale te kete kushtezime tha zonja Topalli e cila i konsideroi ato si instrumente nxites ne pershpejtimin e reformave dhe ne permbushjen e standardeve. Nje nga temat e bisedes ishte edhe samiti i NATO-s i zhvilluar para pak ditesh ne Lisbone. Duke theksuar se Shqiperia si vend anetar i NATO-s ka dhene nje kontribut aktiv ne operacionet e Aleances zonja Topalli e konsideroi si historik samitin e Lisbones. moj vleresimin tuaj per kete samit dhe mendoj se rezultatet shume te rendesishme te tij hapin nje perspektive shume te mire per te ardhmen e perbashket - tha Kryetari i Dumes ruse Boris Grizllov.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›