Debate në KQZ për mandatin e 71 të koalicionit "Aleanca e Ndryshimit"

Ka nisur me debate mbledhja e sotme e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pas deklaratës së një nate më parë të zëdhënësit Leonard Olli se koalicioni "Aleanca e Ndryshimit merrte 71 mandate. Përfaqësuesi i partisë socialiste Genc Gjoncaj tha se deklarata ishte me prapavijë politike dhe se zëdhënësi prezantoi shifra jo reale. Gjoncaj i bëri thirrje KQZ-së të distancohet nga kjo deklaratë dhe të tregohet i paanashëm në këtë proces.
Por sipas kreut të KQZ-së, Arben Ristani, shifrat e publikuara janë pjesë e transparencës së procesit të numërimit të votave. Ristani tha se rezultatet ishin publike dhe KQZ bëri vetëm pjesëtimin. Më pas KQZ ka nisur me numërimin e kutisë së 6-të të Fushës Kuqes.