E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA/ Pitoni del nga foleja, sulmon 2-vjeçaren

Tragjedi në një shtëpi në Oksford, një qytet i vogël në Florida të shteteve të bashkuara. Një gjarpër rreth 2 metra i gjatë, një piton që ishte marrë nga birmania,kishte dalë nga vendi ku mbahej në ambientin shtëpiak, dhe ka shkaktuar vdekjen e një vajze të vogël 2 vjeçare që ndodhej në dhomën e saj. Vogëlushja kishte humbur jetën para se të mbërrinte ekipi paramjekësor në vendngjarje. I zoti i gjarpërit, që ishte edhe partneri i së ëmës se vajzës, pasi ka vënë re një gjë të tillë, ka marë një thikë dhe e ka goditur në mënyrë të përsëritur pitonin. 32 vjecari ka kuptuar se zvarraniku nuk ishte në vendin e tij, dhe iu drejtuar dhomës së vogëlueshes, tek e cila u gjetën shenja të kafshimit në kokë, por ishte shumë vonë për të parandaluar vdekjen e 2 vjecares. "vajza ishte e vdekur' deklaroi i përlotur 32 vjecari, i cili njoftoi urgjencën. "gjarpëri doli në mes të natës nga "foleja" e tij dhe vrau vogëlushen- tregon më tej pronari i pitonit. Autoritetet e larguan kafshën nga shtëpia pas një mandat kontrolli të shtëpisë. . për ngjarjen ka nisur një hetim. Pronari i pitonit nuk është i dyshuar, por po hetohet nëse mund të bëhet fjalë për shkelje. Ndërkohë, disa organizata amerikane kanë bërë të ditur se të paktën 12 persona, duke përfshirë edhe Shaiunna e vogël, janë vrarë nga pitonët në amerikë nga viti 1980, ndër të cilët edhe pesë fëmijë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›