Inspektorati shemb 50 ndertime ne Kamez
Drejtoria e Planifikimit dhe Kontrollit te Zhvillimit te Territorit ne Bashkine Kamez ne bashkepunim me Inspektoratin Ndertimor Urbanistik vendor eshte e vendosur te zbatoje me rigorozitet ligjin Per planifikimin e territorit. Ne kete kontekst perparesi i eshte dhene parandalimit dhe ndeshkimit ligjor te rasteve te ndertimeve te paligjshme ne territorin e bashkise. Pas evidentimit te nje numri te konsiderueshem ndertimesh pa leje dhe paralajmerimeve per prishjen e tyre ne menyre vullnetare prej ditesh Inspektorati Ndertimor Urbanistik vendor me mbeshtetjen e Policise Bashkiake vazhdon aksionin per prishjen e ndertimit pa leje. Aksioni qe fillimisht ka nisur brenda kontureve te qytetit Kamez do te shtrihet ne gjithe territorin e bashkise. Pas investigimeve te kryera ne terren konstatohet se deri tani jane prishur rreth 21 mure rrethuese dhe 32 objekte nje dhe dykateshe kryesisht shtesa anesore rreth pallateve. Nderhyrja konsiston ne lirimin e te gjitha hapesirave publike te qytetit sic jane shtesa pallatesh ndertime pa leje baraka e garazhe te ndertuara rreth e qark pallateve gjate periudhave te tranzicionit ne 20 vitet e fundit. Strukturat perkatese te bashkise jane te vendosura per tolerance zero ndaj ndertimeve te paligjshme dhe ne kete aksion ato kane mbeshtetjen maksimale te kryetarit te bashkise z. Xhelal Mziu.