Kontroll peshkimit me satelit
Ujerat detare do te kontrollohen nga nje sistem satelitor sa i perket menaxhimit te peshkimit. Dje u inaugurua ne Durres sistemi Blu Box qe aplikohet nga te gjitha vendet e Bashkimit Evropian. Implementimi i plote i ketij projekti do te rrise eficencen e monitorimit satelitor te anijeve te peshkimit duke u zhvilluar ne perputhshmeri te plote me standardet e kerkuara nga BE-ja - tha ambasadori Sekui. Ndersa ministri Mediu tha se sistemi Blu Box kontribuon ne modernizimin e hapesires ujore me nje teknologji te zhvilluar e te sigurt qe sjell performance te larte te cilesise menaxhimit te burimeve te peshkimit. Blu Box me vlere 2 milion euro ka si qellim rritjen e nivelit te sigurise per sa u perket anijeve te peshkimit ne rast rreziku si dhe ruajtja e burimeve te peshkimit. Ky projekt kap vleren e 2 milion eurove dhe eshte financuar nga Bashkimi Evropian.