Debate në Keshillin e Lezhës, opozita: Investimet janë lënë përgjysëm
Investimet publike ne Bashkine e Lezhes kane ngjallur debate mes keshilltareve te majte dhe atyre te djathte ne Keshillin bashkiak. Keshilltari socialist, Hasan Muça, i ka cilesuar investimet e nisura kohe me pare si propagandistike qe kishin vetem efekt elektoral dhe nuk sollen asgje per qytetaret. Menjehere ka reaguar kreu i keshilltareve demokrat, Tonin Uldedaj, sipas te cilit perfaqësuesit e majte kane vetem frymen e kundershtimit dhe ne asnje rast nuk kane paraqitur alternativa apo projekte konkrete.
Keshilli bashkiak i Lezhes ka zgjedhur edhe perfaqsuesin e saj ne bordin e Ndermarrjes se Ujesjellesit. Ne kete pozicion ka rikandiduar serish keshilltari i djathte, Tonin Uldedaj, per te cilin zgjidhja duhet te vije nga ky Keshill, ndersa ka premtuar se angazhimi kryesor do te jete kthimi i plote i ketij aseti ne sherbim te qytetareve lezhjanë.
Uldedaj ka marre mbeshtetjen e shumices dermuese te keshilltareve, duke u rikonfirmuar si pjese e bordit drejtues te Ujesjelles Kanalizime edhe per nje mandat 4 vjecar. Shkeputja e ketij ujesjellesi nga komunat Balldre e Shengjin qe perbejne 100% te aksioneve, ka qene edhe argumenti kryesor per te cilin eshte mbeshtetur serish Uldedaj per te qene pjese e drejtimit te kesaj ndermarrjeje.