Kocijançiç: Kosova mbetet prioritet i BE-së

Zyrtarë të Bashkimit Evropian thanë sot në Bruksel se Kosova vazhdon të mbetet prioritet i BE-së dhe se ajo ka prespektivë të qartë evropiane, “siç e ka edhe i tërë Ballkani Perëndimor”.
Këto komente, Maja Kocijançiç, zëdhënëse e shefes së politikës së jashtme të BE-së, Kethrin Eshton, i bëri e pyetur nga gazetarët lidhur me vendimin e Grupi Ndërkombëtar Drejtues për përmbylljen mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës.
“Sundimi i ligjit është prioritet për Kosovën. Ne atje e kemi misionin, të cilit aktualisht është zgjatur dhe ka mandat të qartë, që mbështetet nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Misioni do të punojë në bazë të ligjeve përkatëse vendase”, tha Kocijançiç.
Më tej ajo theksoi se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të ndihmojë Kosovën, nëpërmjet misionit për sundimin e ligjit EULEX dhe Zyrës së përfaqësuesit të BE-së në Kosovë.