Pavarësia e SHBA-së, Hoxhaj uron Clinton për 4 korrikun
Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka uruar sekretares amerikane të shtetit, Hillari Klinton, dhe popullit amerikan, 4 korrikun, ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, njofton Ministria e Jashtme e Kosovës.
“4 Korriku i vitit 1776 shënon pavarësinë e Shteteve të Bashkuara dhe njëherësh, kjo datë shënon një ekpokë të re për vlerat e jetës, lirisë dhe përpjekjeve për lumturi në Shtetet e Bashkuara dhe në vendet në gjithë botën”, thuhet në telegramin e zotit Hoxhaj dërguar sekretares Klinton.
Ministri Hoxhaj ka shprehur besimin e tij se lidhjet miqësore dhe bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara dhe popujve, do të thellohen edhe më tej.