E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debate ne Komisionin e Ekonomise per demshperblimet e ish-te eprndjekurve

Çështja për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politikë është bërë pjesë e debatit në komsionin e ekonomisë, ndërsa diskutohej buxheti faktit 2011. Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Malaj ka debatuar me ministrin e Financave Ridvan Bode, duke pretenduar se në buxhet janë reduktuar fondet që jepen për llogari të ish të përndjekurve.

Por sipas kreut të Financave, gjatë dy viteve të fundit fondet për ish-të përndjekurit janë shtuar me 500 milioneë lekë. Sipas Bodes, deri më tani janë paguar afro 6,5 miliardë lekë në total.

Çështje e dëmshpërblimti të ish të përndjekurve politikë është bërë edhe më parë temë debati politik, ku përfaqësues të opozitës pretendojnë se fondet ulen. Në fakt sipas ligjit të buxhetit, fodnet e destinuar për këtë kategori, edhe nëse nuk përdoren, trashëgohen nga viti në vit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›