Debate në Kuvend/ Gjiknuri-Shehajt: Më trego sekretin si një budalla mund të bëhet i pasur! Deputeti: Je hajdut

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri dhe deputeti i PD-së, Agron Shehaj janë përfshirë në debate të ashpra në seancën plenare të kësaj të enjte. Me ironi, Gjiknuri iu drejtua Shehajt duke i kërkuar t’i tregonte “sekretin si një budalla mund të bëhet i pasur”.
“Ti sfidon ligjet e natyrës se si ka mundësi të bëhesh ti i pasur me këtë pamje dhe budallallëqet që thua. Ti duhet të jesh një rast i mirë për t’u studiuar. Po të qe për ndërtim shiko ndërtimin tënd, se ke ndërtim aty je fshehur me emër tjetër. Më trego sekretin sesi një budalla mund të bëhet i pasur, pasi do t’u jepje shpresë miliona njerëzve”, i tha Gjiknuri deputetit demokrat.
Shehaj iu përgjigj ashpër duke e quajtur Gjiknurin “hajdut”.
“Një hajdut je thjesht një hajdut, e kupton, hajdut. Kam punuar Damian, por ti nuk e di çfarë është puna”, tha deputeti.
/rtsh.al/