E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama: Kompania e cila do të ndërtojë Portin Turistik të Durrësit, do të investojë edhe në kryeqytetin kroat, Zagreb

Ndërtimi i Portit Turistik të Durrësit, vijon të jetë në qendër të reagimeve të kryeministrit, Edi Rama. Nëpërmjet një postimi në Twitter, kreu i qeverisë shqiptare thekson se kompania e cila do të ndërtojë Portin Turistik në Durrës, tashmë do të kryejë investime edhe në Kroaci.

“Eagle Hills” kompania e Muhammed El Alabbar që do të ndërtojë Portin Turistik të Durrësit, e mirëpritur në Kroaci për të ndërtuar “Manhatanin e Zagrebit”, një investim sa një e katërta e Durrësit që konsiderohet shumë i rëndësishëm për zhvillimin e kryeqytetit kroat.”- shkruan Rama.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›