E Shtunë, 31 Tetor 2026

Feith: Jo të dyshuar në qeverinë e Kosovës

Ka shumë rëndësi që udhëheqësit politikë në Kosovë të dyshuar për trafiqe organesh të mos jenë pjesë e qeverisë së re, deklaroi përfaqësuesi civil i Bashkimit Europian Peter Feith ne nje interviste per serben B92. ?Formimi i qeverisë varet nga udhëheqësit e Kosovës dhe hapat që do të marrin, unë nuk dua të ndërhyj tek kjo çështje. Por anëtarët e qeverisë së ardhshme të Kosovës duhet të kenë integritet të lartë moral?, tha Feith. Ai u bëri thirrje autoriteteve të Kosovës për të qenë më konstruktive dhe të hapur në hetimet për trafikun e organeve në bazë të pretendimeve të paraqitura në raportin e raportuesit të Këshillit të Europës Dick Marty. Feith deklaroi se reputacioni i Kosovës u trondit muajt e fundit, pas publikimit të raportit të Marty. ?Për sa i përket raportit të Marty besoj që gjëja më e mirë që Prishtina mund të bëjë është të jetë e hapur dhe konstruktive sa më shumë të jetë e mundur. Hetimi ka shumë gjasa të nisë, por kjo varet edhe nga provat që Marty pritet të dorëzojë?, theksoi Feith. Sipas tij, sa më shpejt të formohet qeveria e Kosovës, aq më shpejt do të fillojnë edhe negociatat mes Prishtinës e Beogradit.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›