Debate ne mbledhjen e grupit te PS-se

Arben Malajt i ka kushtuar shumë oponenca që ai i ka bërë linjës politike që ndjek Partia Socialiste, me kushtëzimin e votimit të 3 ligjeve me rëndësi për marrjen e statusit të vendit kandidat. Në mbledhjen prej dy orësh të grupit parlamentar socialist, zhvilluar me dyer të mbyllura, deputetë të shumtë, si Fidel Ylli, Sajmir Tahiri dhe Sadri Abazi, përkrahës së politikës së kryesocialistit Edi Rama kanë sulmuar dhe akuzuar zotin Malaj, se jo vetëm që po anashkalon por po del edhe kundër vendimit politik të partisë, në lidhje me tre ligjet. Mësohet se Malaj është shprehur se deklaratat e tij ka adresuar një problem shumë të rëndësishëm, siç është ai i integrimin europian të vendit. Mbledhja, e grupit parlamentar socialist, e cila zgjati për rreth dy orë është shoqëruar me debate dhe tone të ashpra.