E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debate për Idrizin në PDI, Muhedini: I zhgënjyer me qëndrimin e tij

Përfshirja e emrit të deputetit socialit Shpëtim Idriyi për një kalim te PDI, ka shkaktuar debate dhe përplasje në radhët e kësaj partie. 

TIRANE- Përfshirja e emrit të deputetit Shpëtim Idrizi për një kalim të mundshëm në radhët e Partisë Drejtësi për Integrim ka shkaktuar debate të ashpra në mbledhjen e kryesisë së kësaj partie. Në një komunikim për mediat kreu i PDI-së Tahir Muhedini ka deklaruar se kishte mbetur i zhgënjyer nga qëndrimi i deputetit socialist Shpëtim Idrizi, i cili sipas Muhedinit në mënyrë kofidenciale ishte shprehur se do ti bashkohej kësaj force politike.

“Unë e deklarova këtë gjë në media, i bëra dhe thirrje zotit Idrizi nga takimet kofidenciale që kishim me zotin Idrizi. Idrizi tregoi që nuk ka kurajo, nuk ka forcë që të bënte deklarimin për kalimin tek PDI-ja. Megjithatë do të vendoste kryesia e partisë e cila do ta merrte në shqyrtim çështjen e Idrizit pavarësisht se si do të vinte Idrizi me mandatin e tij tek PDI-ja, zoti Idrizi nuk ka më vend në Partinë Drejtësi dhe Integrim”- u shpreh kreu i PDI-së Muhedini.

Ndërkohë i menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit socialist Shpëtim Idrizi ka deklaruar se nuk ka pasur një kërkesë të tillë nga ana e tij. Për Idrizin bashkëpunimi me PDI-në do të jetë vetëm për çështjen Çame.

“Më vjen keq që një njeri si ai përfaqëson Partinë Drejtësi dhe Integrim. Unë nuk kam pasur ndonjë kontakt me zotin Muhedini dhe aq më shumë të bëjë një kërkesë absurde dhe qesharake në një parti ku ai është kryetar. Unë kam pasur kontakte të vazhdueshme me deputetin e PDI-së Dashamir Tahiri por edhe me të gjithë komunitetin çam për shkak të objektivit që unë kam të mbroj çështjen Çame në parlamentin shqiptar. Unë 4 vitet e kaluar jam angazhuar dhe do të angazhohem sërish me deputetin Dashamir Tahiri që sëbashku të marrim nisma të përbashkëta për çështjen Çame. Dhe unë mendoj që çështja Çame nuk mund të jetë një çështje biznesi, bastesh dhe lejesh ndërtimi”- deklaroi deputeti i PS-së Shpëtim Idrizi.

Deputeti i PDI-së Dashamir Tahiri ka komentuar mbledhjen e kryesisë dhe largimin e tij nga mbledhja “në mbledhjen e radhës të kryesisë së PDI-së, u devijua nga rendi i ditës dhe ishte diçka e pakuptimtë. Largimi im nga mbledhja ka të bëj me pasjen në sfond të çështjes Çame nga ana ime dhe jo një çështje karrigesh apo leje ndërtimi. Unë nuk di të ketë ndonjë kërkesë nga deputeti Idrizi dhe unë me Idrizin kam kontakte të vazhdueshme për çështjen Çame ku të dy do të kontribuojmë në parlamentin shqiptar”- u shpreh deputet i PDI-së Dashamir Tahiri.

(a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›