Zbulohet baza e diplomave e vizave false, 1 i arrestuar
Sipas policisë 41 vjeçari i dënuar edhe më parë për të njëjtën akuzë falsifikonte një diplomë për 30 mijë lekë, dhe për 700 euro një vizë Shengen false.
TIRANE- Oficerët e Antikrimit Financiar kanë zbuluar së fundmi një bazë që shërbente për falsifikimin e diplomave, vizave, patentave dhe dokumenteve të tjera zyrtare. Oficerët e seksionit të falsifikimeve kanë siguruar në gjykatë urdhër-arresti për autorin e dyshuar, Krenar Beqaraj, 41 vjeç, i dënuar edhe më parë për të njëjtën akuzë.
Policia hetoi prej 6 muajsh bazën e Beqarajt në banesën e tij pranë pallateve "Dea", në rrugën "Don Bosko". Sipas policisë, Beqaraj furnizonte sekserë të ndryshëm me materialet e falsifikuar prej tij. Për një shume prej 30 mijë lekësh mund të merrje një diplomë të falsifikuar, dhe për 700 euro një vizë Shengen false.
(s.g/BalkanWeb)