E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, aksident te Plepat, plagosen 3 të rinj

Makina doli nga rruga dhe përplasi tre 20 vjecarët që po tentonin të kalonin nga një anë e rrugës në tjetrën. Njëri prej të rinjve nga Tirana është në gjëndje kritike për jetën. 

DURRES- Tre të rinj nga Tirana, pushues në plazhin e Durrësit, janë dëmtuar rëndë sot paradite pasi u përplasën nga një automjet në zonën e Plepave, ku ata po tentonin të kalonin nga një anë e rrugës në tjetrën.

Aksidenti ndodhi rreth orës 09:00 të ditës së sotme, pranë rrethrrotullimit të Plepave, 7 km larg Durrësit. "Automjeti tip Ford, me targë DR 0525 D, që drejtohej nga 52 vjeçari Muharem Abdyli doli nga rruga dhe aksidentoi tre 20 vjeçarët Eugen Lika, Erion Metahu dhe Ardian Jaupi, nga Tirana.

Sipas ATSH-së dy prej të aksidentuarëve, Eugen Lika dhe Ardian Jaupi, ndodhen në spitalin e Durrësit, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa gjendja shëndetësore e Erion Metahut paraqitet kritike. Policia tha se inspektorët e qarkullimit rrugor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti, ndërsa mësohet se është marrë në pyetje dhe drejtuesi i mjetit.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›