E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debatet brenda Asamblese Kombetare

Artan Lame: Asambleja eshte kthyer ne nje teater qe nuk i vlen ta shohesh. Kur i takoj anetaret e Asamblese vec e vec, me thone qe nuk dime gje se cfare po behet, i di kryetari.

Ilir Beqja: Kam shume respekt per kohen time dhe nuk vij per teater sepse pergatitem.

Ylli Manjani: Ketu vijme kot se ketu nuk merret asnje vendim qe rrjedh nga debati, por thjesht votohet ajo qe vendos kryetari. Jemi bere me keq se Partia Demokratike. Nuk kemi pse kerkojme poshte e larte firma kur kemi 65 kokrra deputetesh. Firma mbledh nje OJQ qe s'ka mundesi te perfaqesohet ne Kuvend. Ne kete menyre po e bejme partine te pabesueshme per njerezit.

(Nderhyjne deputetet duke thene qe mos fyeje)

Ylli Manjani: E kam fjalen per 65 burra...

Ruci: Termat budallalleqe, terma pa tru per nje force politike jane te papranueshme ne nje forum partie.

Andis Harasani: Zoti Ruci, je bere me keq se Jozefina, replikon dhe nderpret cdo njeri qe flet.

(Ne ambientet e Asamblese xhiron nje kamera e Partise Socialiste)

Artan Lame: Nuk kam deshire te dal ne televizor.

Andis Harasani: Perse filmohet?

Gramoz Ruci: Kamera eshte e arkivit te PS.

Artan Lame: Shpresoj qe arkivi i PS-se te perfundoje te arkivi im pas shume vitesh.

Arben Ahmetaj: Mospjesemarrja ne zgjedhjet e pjesshme eshte per te rivendosur besimin te zgjedhjet e lira.

Arben Malaj: Per mua rezultati nuk eshte thelbesor. Ku eshte sot PS? Eshte ne opozite per te dyten here. Nga PS eshte larguar nje deputet, ka dhene doreheqjen kryetarja e Forumit te Gruas. Ka shume diversione mes nesh.

Viktor Doda: Te bojkotosh Parlamentin dhe te shkosh ne zgjedhjet vendore ne 5 njesi, kjo nuk eshte logjike, pasi duhet ndjekur rruga politika.

Edi Rama: Radikalizmi i kesaj beteje nuk eshte as dicka e fshehte dhe as e nenkuptuar. Do ta radikalizojme kete beteje deri ne fund. Ndryshe nuk ka zgjedhje me standarde ne Shqiperi.

Ben Blushi: Ky radikalizim ka ardhur pergjithesisht, per arsye te brendshme te PS-se. Shumica e vendimeve eshte i natyrshem per shkak te debatit brenda PS-se, ku Rama si kryetar i partise, per shkak te presionit qe duhet te mbante nje qendrim personal ne lidhje me humbjen e zgjedhjeve, duhet te vendoste.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›