Kufiri, miratohet pakti Prishtine-Shkup
PRISHTINE - Kuvendi i Kosoves, ne nje seance te jashtezakonshme, ratifikoi dje marreveshjen per demarkacionin fizik te kufirit mes Kosoves dhe Maqedonise. Marreveshja u miratua te premten ne mbremje nga Qeveria ne Prishtine dhe ajo ne Shkup. Ne mungese votash te mjaftueshme, Kuvendi deshtoi ta ratifikoje ate qe ne votimin e pare. Per kete u desh qe te kerkohej mbajtja e seances se re te jashtezakonshme, ne te cilen marreveshja u ratifikua me 81 vota pro, tri vota kunder dhe dy abstenime. Para votimit, presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu, u beri thirrje deputeteve qe ta mbeshtesnin marreveshjen. "Ky moment i deklarimit tuaj per te perfunduar kete proces, qe eshte pjese e barres dhe e debateve te deritashme, do te permbylle nje kapitull qe nenkupton sqarimin e detajuar te vijes kufitare mes Republikes se Kosoves dhe Republikes se Maqedonise", u shpreh Sejdiu. Ai shprehu bindjen se me ratifikimin e marreveshjes, fillon nje epoke e re e zhvillimit te marredhenieve te mira me Maqedonine.
Ne anen tjeter, kryeministri Hashim Thaci, u tha deputeteve se marreveshja e arritur me Shkupin, rikonfirmon subjektivitetin nderkombetar te Republikes se Kosoves dhe, sic u shpreh ai, forcon poziten e saj lidhur me procesin e legjitimitetit te shpalljes se pavaresise, qe do te mbahet ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise. "Kjo marreveshje eshte nenshkruar duke pasur parasysh gatishmerine dhe perkushtimin reciprok per te kontribuuar ne marredheniet e mira fqinjesore, sigurine, stabilitetin, bashkepunimin ne rajon dhe perspektiven euroatlantike", tha Thaci. Duke e cilesuar si marreveshje te interesit shteteror, kryeministri i ftoi deputetet, qe ne menyre unanime, ta ratifikojne marreveshjen e arritur pas muaj te tere negociatash mes grupeve te eksperteve nga te dy vendet. Kreu i ekzekutivit tha se qellimi i Qeverise ka qene permiresimi i gabimeve qe jane bere si rezultat i marreveshjes se vitit 2001. Por, ai sqaroi se Qeveria e Kosoves serish nuk ka pasur mandat per definimin e vijes kufitare, por vetem per shenimin e saj fizik. Thaci u premtoi qytetareve te Kosoves, prona e te cileve kalon ne shtetin maqedonas, se nuk do te jene te demtuar. "Qytetaret e Republikes se Kosoves do te mund te vazhdojne ta punojne token e tyre pa frike, pa u penguar dhe me qasje te panderprere. Kjo do mundesohet me formimin e komisioneve perkatese ndershteterore, te cilat do te themelohen menjehere pas vendosjes se marredhenieve diplomatike ndermjet dy shteteve", theksoi Thaci. Qeveria, sipas tij, do te formoje komision vleresues qeveritar per te vleresuar demet e shkaktuara banoreve te brezit kufitar, qe nuk kane mundur t'i punojne tokat e tyre qe nga viti 2001, kur qe nenshkruar marreveshja per demarkacion mes Maqedonise dhe ish-Republikes Federale te Jugosllavise.
Qeveria shqiptare pershendet marreveshjen
Qeveria shqiptare pershendeti dje marreveshjen per percaktimin e kufirit midis Republikes se Kosoves dhe Republikes se Maqedonise. Qeveria tha se e vlereson marreveshjen, si nje akt historik ne marredheniet midis dy vendeve mike ne rajon dhe si nje kontribut shume te rendesishem per konsolidimin e paqes, stabilitetit dhe bashkepunimit rajonal.
SHBA, BE: Marreveshja - hap historik
Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Bashkimi Evropian kane pergezuar Kosoven dhe Maqedonine per arritjen e marreveshjes per demarkacionin e kufirit mes dy vendeve. Ne nje komunikate per media, ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Kosove, Kristofer Dell, ka thene se marreveshja tregon perkushtimin e te dyja shteteve, Republikes se Kosoves dhe Republikes se Maqedonise, per te ndertuar marredhenie te mira fqinjesore dhe stabilitet ne rajon, duke perparuar drejt qellimit te perbashket - anetaresimit te plote ne komunitetin e shteteve evropiane dhe euroatlantike. Edhe Prishtina, edhe Shkupi, kane deklaruar se pas marreveshjes, pritet qe te vendosen se shpejti marredheniet diplomatike ndermjet dy vendeve. Ne anen tjeter, edhe Ambasada e Shteteve te Bashkuara ne Shkup e ka pershendetur marreveshjen dypaleshe ndermjet Republikes se Maqedonise dhe Republikes se Kosoves per perfundimin e shenimit te kufirit ndermjet dy vendeve. Ne njoftim thuhet se "udheheqesit e dy vendeve kane treguar vendosmeri te madhe dhe kane bere hap te rendesishem ne drejtim te sigurimit te stabilitetit ne rajon". "Ne e presim vendosjen e shpejte te marredhenieve diplomatike midis dy vendeve", thuhet ne komunikaten e Ambasades se Shteteve te Bashkuara ne Shkup. Perfaqesuesi i Larte per Politike te Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Havier Solana, ka deklaruar se marreveshja per demarkacionin e kufirit ndermjet Kosoves dhe Maqedonise eshte shenje e pjekurise, pergjegjesise dhe respektit reciprok. "U uroj Maqedonise dhe Kosoves per marreveshjen mbi demarkacionin e kufirit. Shpresoj se marreveshja shume shpejt do te ratifikohet edhe nga parlamentet perkatese", ka thene Solana. Kurse, Perfaqesuesi Civil Nderkombetar, Piter Feith, ka pergezuar te dy qeverite ne lidhje me marreveshjen. Ai ka lavderuar institucionet kosovare se kane perfunduar punen e tyre ne kuader te Propozimit Gjitheperfshires per Statusin. "Marreveshja paraqet nje arritje pas muajve te punes se madhe per demarkacionin, e cila eshte udhehequr nga ekspertet kosovare dhe ata maqedonas. Diplomacia e investuar nga te dy shtetet eshte shpaguar. Kjo marreveshje bilaterale eshte arritje historike, e cila padyshim se do te kontribuoje ne stabilitetin dhe sigurine rajonale tani dhe ne te ardhmen", citohet te kete thene Feith.
Kuvendi i Maqedonise diskuton marreveshjen
Kuvendi i Maqedonise po diskuton marreveshjen e demarkacionit te kufirit mes Kosoves e Maqedonise. Ministri i Jashtem, Antonio Milloshoski, e quajti marreveshjen moment historik. Mbyllja e ceshtjes se shenimit te vijes kufitare mes Maqedonise dhe Kosoves eshte moment shume i rendesishem, jo vetem per thellimin e metejme te raporteve mes dy shteteve, por edhe per sigurine dhe stabilitetin afatgjate ne rajon. Keshtu deklaroi ministri i Puneve te Jashtme, Antonio Milloshoski, duke arsyetuar para deputeteve, marreveshjen per demarkacionin mes Maqedonise dhe Kosoves. "Ky eshte nje moment i mire, madje do te thosha historik ne zhvillimin dhe thellimin e metejme te marredhenieve midis Maqedonise dhe Kosoves dhe me siguri se kjo do te jete ne dobi te shtetit dhe qytetareve tane". "Pra, ne po mbyllim nje ceshtje te vogel, por shume te rendesishme. Konsideroj se, pervec thellimit te raporteve dypaleshe, kjo ka rendesine e saj rajonale, e madje edhe evropiane, pasi Maqedonia do te jete nje nga shtetet e rralla ne Evropen Juglindore, e cila do t'i kete qarte te definuar dhe shenuar kufijte e saj", deklaroi ministri Milloshoski. Por, ky vendim i Qeverise, e ne vecanti procedurat per miratimin e marreveshjes, jane kundershtuar ashper nga partite opozitare. Ato, madje, shprehen dyshimin se Qeveria dhe partite ne pushtet, kane hequr dore nga disa pjese te territorit te Maqedonise, me vete faktin se e gjithe procedura eshte zhvilluar ne oret e vona te nates dhe se per miratimin e marreveshjes, Kuvendi eshte detyruar qe te mbaje seance diten e shtune, qe nuk eshte praktike e punes se deritashme te institucionit ligjvenes ne Maqedoni.
Ndersa, kryetari i grupit parlamentar te BDI-se (Bashkimi Demokratik per Integrim), Tahir Hani, tha se pas ratifikimit te marreveshjes per demarkacionin, pason edhe akti i vendosjes se marredhenieve diplomatike mes dy shteteve qe pritet te behet deri diten e hene. "Mendoj se pas miratimit te ketij ligji nuk ka asnje pengese per vendosjen e marredhenieve diplomatik mes Maqedonise dhe Kosoves dhe kjo do te kontribuoje pozitivisht ne forcimin e raporteve mes dy vendeve dhe ne stabilitetin e rajonit", deklaroi kryetari i grupit parlamentar te BDI-se.