Rasmussen: Pavarësia e Kosovës nuk ka ndikim negativ
Kështu shprehet sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen për të përditshmen serbe “Veçernje Novosti” ndërsa flet për situatën aktuale të sigurisë në Ballkan dhe politikën që do të zhvillohet atje.
“Jam i sigurt jo vetëm në situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, por edhe në drejtimin në të cilin po shkon rajoni edhe pse ka ca arsye për tu shqetësuar. Jeta politike është futur në një fazë stabël, ndërsa retorika e fortë nacionaliste ka humbur shumë nga joshja që reflektonte”, thekson Rasmussen duke mos harruar edhe mesazhin aktual për serbët.
“Për NATO-n ashtu si për organizatat tjera ndërkombëtare, është e rëndësishme që Beogradi të vazhdoj të zbatoj politikë konstruktive ndaj Kosovës. Shpresoj që Beogradi nuk do të inkurajoj serbët e Kosovës që të mos marrin pjesë në zgjedhje,” thekson njeriu i parë i Aleancës Veri-atlantike duke shtuar se serbët e Kosovës mund të sigurojnë respektimin e interesave dhe të drejtat e tyre legjitime vetëm nëse marrin pjesë në procesin politik.
Me këtë rast Rasmussen nuk saktësoi kohën se sa do të qëndrojnë forcat e KFOR-it në Kosovë por tha se këto forca do të jenë atje për aq kohë sa do të jetë e domosdoshme, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit. “Për momentin jemi përqendruar në zbatimin e tranzicionit, duke garantuar në çdo moment, të kemi aq forca, sa duhen për të realizuar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët e Kosovës. Planifikojmë të kemi rreth 10.000 njerëz atje duke filluar nga janari i vitit 2010,” saktëson Rasmussen duke shtuar se reduktimi i mëtejshëm i trupave do të varet nga zhvillimet politike dhe situata e sigurisë në Kosovë.
Për sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, perspektiva evropiane e rajonit tashmë është e prekshme por integrimet e mëtejme euro-atlantike të vendeve të Ballkanit Perëndimor, përmes partneritetit ose anëtarësimit në NATO ose BE, janë garancia më e mirë për stabilitetin afatgjatë në Ballkan. (alsat/start)