E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debati i munguar për rotacionin partiak

arben-manaj-150x1501Nga Arben Manaj

Meqë nuk më shkon ta them unë se përse kolegët e tjerë analistë dhe opinionistë nuk po flasin ende se çfarë do të ndodhë me Berishën dhe Ramën apo fakultativët e tjerë si Meta, dhe deri tek rishtarët Topi dhe Spahiu, në rast se nuk fitojnë në zgjedhjet e ardhshme, ku pretendojnë se të gjithë do fitojnë, le të hapim një debat që do duhej të ishte sqarues se çfarë do bëjnë ata në rast humbje.

Në prag dhe pas zgjedhjeve të kaluara, u konsumua një kohë dhe hapësirë e jashtëzakonshme deri në fiksim, në debatin mediatik dhe politik dhe me shumë të drejtë, për atë se përse nuk jepte dorëheqjen Rama pas humbjes zyrtare të zgjedhjeve, sic e parashikonte statuti i Partisë Socialiste.

Pavarësisht retorikës dhe pretendimit për vjedhje të zgjedhjeve, apo edhe bypass-it për kreun e socialistëve, me të drejtë në atë botë, u ngrit shqetësimi në parim i rotacionit partiak të liderëve kryesorë, ose më saktë të Ramës si humbës formal.

Por katër vjet më pas, kjo temë është arkivuar çuditërisht. Askush nuk flet. Të paktën në prag të zgjedhjeve lispet të dihet se çmendojnë udhëheqësit demokatik të partive me statute demokratike, dhe natyrshëm, a do të largohen siç ndodh në shumicën e vëndeve me demokraci të zhvilluar për ti lënë dhe hapur rrugën të tjerëve më të sukseshëm, nëse ata nuk arrijnë suksese elektorale. Debat ky që do duhet të ndiqet edhe pas 23 qershorit për humbësin.

Në rastin e Edi Ramës, do të habitesha nëse do të klonohej më ndonjë manovër për qëndrim të metejshëm në krye të partisë më të madhe sot të opozitës, aq më tepër që në të majtën shqiptare po spekulohet se Meta e ka një sy nga maja e PS-së, gjë që e shoh personalisht tejet të vështirë hëpërhë edhe nësë dështon Rama.

Padyshim, Rama do të dëmtonte tej mase profilin e tij politik, po të ishte në shtator kryetar i PS-së, në rast se Rilindja e tij nuk do të lindte dhe ai do të ishte i dënuar për të mos qënë më kurrë Kryeministër i këtij vëndi.

Normalisht, ai do të jetë deputet dhe me të do duhet ta ketë mirë, medoemos çdo pasues dhe trashëgimtar i PS, për shkak të ramistëve, formacionit  të të përzgjedhurve të Ramës në listën aktuale, e cila duket se do të jetë një kafshatë e pakapërdishme në këtë mandat, ndoshta edhe më tej.

Ndërsa me Ramën e dimë skenarin, ose shpresojmë ta imagjinojmë se e dimë, edhe me Berishën personalisht nuk kam dyshime, se ai do të qëndrojë derisa Ai ti thërrasë numri

Por ajo që më duket më shqetësuese është fakti se ata që dikur ishin ithtarë dhe parimorë për rotacionin në partitë shqiptare, sot heshtin zbulueshëm.

Berishës, si i pakonsumuar në këtë debat, i duhet kërkuar publikisht dhe me forcë të prononcohet, nëse do të japë premtimin, meqë është në një delir premtimesh, e do të largohet apo jo nga partia e parë demokratike e Shqipërisë, si udhëheqësi i parë i saj, dhe i fundit edhe sot e kësaj dite, në rast se shqiptarët do ti thonë, faleminderit, por jo faleminderit.

Përvec moshës fizike, por edhe moshës në krye të PD-së, një anormaliteti demokratik ky, në lindjen dhe perëndimin evropian, por jo në kontinente të tjera, Berisha nuk do ti bënte ndonjë nder kushedi aq të madh shqiptarëve, sesa vetes, nëse vetë do të shprehej dhe të vepronte vetëm duke na pikëçuditur dhe zënë gafil të gjithëve, më në fund, se e ka pas seriozisht demokracinë në Shqipëri, por edhe atë të munguar brenda partisë së tij, duke deklaruar që sot, se nuk do të jetë më lideri historik në krye të PD-së pas 23 qershorit.

Padyshim që ai do të mbetet lideri historik i partisë së tij, dhe një drejtues kontravers i Shqipërisë, por nëse do të bënte të parashikueshmen e një demokrati, largimin dhe lirimin e rrugëve të frymëmarrjes demokratike në PD, të paktën do i njiheshin dy merita.

Përveç se do ja kujtonin të qënit i pari ish- komunist shqiptar, si kryetar i një partie antikomuniste dhe demokratike në post-komunizëm, por po aq do ti përmendnin edhe që nuk iku nga kjo botë, pa ikur nga skena, kur humbet betejën me jetën politike në botën demokratike.

Berisha ka rastin e artë që të mësojë nga precedenti i Fatos Nanos, por edhe të mësojë nga gabimet e tij, pas largimit nga partitë që vetë krijuan, edhe pse dikush do thoshte me realizëm ose cinizëm, me ndihmën e Ramiz Alisë në të dyja rastet.

Ashtu si edhe Rama, edhe Berisha do jenë të pranishëm në jetën e mëtutjeshme politike, në një opozitë apo rotacion hipotetik pushteti, pasi do jenë deputetë secili, por në rastin e Berishës, dhe për PD më shumë se kurrë, është jetike për demokracinë shqiptare që ajo të rilindë dhe të mundësohet edhe tek ai formacion qarkullimi i stërvonuar dhe real i elitave.

Edhe me Berishën, aq më tepër me të, kushdo që do të jetë trashëgimtari/ja, do e ketë të vëshitirë ose të pamundur për ta anashkaluar babain shpirtëror të demokratikasve, apo për të mos ia  dëgjuar këshillat, nëse ai nuk do të jetë, siç besoj, ventrikulisti real në çdo PD, përsa kohe që ai do marrë frymë mbi dhe.

Por këtu tragjikisht duhet ta pranoj, po flas për formalitet më shumë, sepse kaq lejon hapsira e zhvillimit dhe praktikës së demokracisë shqiptare.

Pikërisht formalitetin e parimit te rotacionit partiak kur humbet pushtetin ose betejën elektorale për rotacionin e pushtetit, dhe pas 20 e ca vjet demokracie të brishtë, qoftë edhe për shkak të këtij debati të munguar mes opinionistësh dhe opinionit publik.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›