E Diel, 1 Nëntor 2026

Krahët e ndryshimit - Cili grup i partisë sunduese do të dalë më i fortë, pas protestave në Stamboll?

10-06-2013 / “Foreign Policy”

Teksa protestat në Turqi vazhdojnë, Recep Tayyip Erdogan duket mospërfillës. Pasi u kthye në Stamboll të premten, më 7 qershor, kryeministri deklaroi para një turme se protestat kundër regjimit të tij “janë të paligjshme dhe duhet t’i jepet fund njëherë e mirë sa më shpejt”.
Një ditë më parë, ai kishte përsëritur se synimi i tij ishte të vazhdonte me planet e tij për të zhdukur nga harta Parkun Gazi – një nga parqet e pakëta të gjelbra në Stamboll - për të ndërtuar qendrën tregtare.
Erdogan duket se po kërcënon kështu opozitën, ndërkohë që anëtarët e tjerë të partisë së tij nuk janë kaq të sigurt. Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) nuk është njëbllokëshe; ajo përfaqëson një koalicion të ndryshëm me besimtarë myslimanë, një segment të popullatës kurde, elitën ekonomike dhe disa nacionalistë turq.
Ndryshimet brenda tij janë lartësuar me zgjimin e protestave. Është e qartë se partia ka dy krahë: njëra që përfaqësohet nga Abdullah Gyl dhe tjetra nga Erdogani.
Që nga ardhja në pushtet më 2002, partia është detyruar të ekuilibrojë agjendën legjislative mes grupeve me qëllim që të shmangë elementet e ndryshme që qëndrojnë në thelb të tij.
Me kalimin e kohës, kjo betejë është shndërruar në një tërheqje virtuale të luftës: krahu i Abdullah Gylit pohon se partia duhet të ndjekë politikat në një linjë me parimet konservatore demokratike të modeluara nga Bashkimi Kristian Demokrat i Gjermanisë (CDU). Ashtu si CDU, Gyl ka përqafuar konseguencën e bazuar në fe me një përcaktim të stilit amerikan kundër laicizmit. 
Kësisoj, theksi i partisë te fillimi i qeverisjes së tij ishte pikërisht te ndërmarrja e hapave të nevojshme legjislative për hapjen e bisedimeve për hyrjen në Bashkimin Evropian. Procesi do ta bënte Turqinë më liberale dhe më pas do të lejonte që gjithë njerëzit – duke përfshirë mazhorancën fetare – të shpreheshin më lirshëm.
Pasi procesi ndaloi, sidoqoftë, AKP nisi të shfrytëzonte gjendjen e luftës mes Francës dhe Gjermanisë për hyrjen e Turqisë në BE duke theksuar edhe më shumë apelin për krahun nacionalist të partisë.
Pasi vuri theksin mbi nevojën ndaj Bashkimit Evropian për të thelluar demokracinë turke edhe më shumë në fillim të viteve 2000, zyrtarët në Ankara tashmë pretendojnë se është Europa ajo që ka nevojë për Turqinë, që të kurojë pak ekonominë e sëmurë.
Sidomos që nga zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2011, kur AKP fitoi rreth 50% të votave, krahu i partisë së Erdoganit është larguar nga retorika demokratike reformiste e viteve të mëparshme. Partia tashmë mbështetet te gjuha fetare më shpesh për të justifikuar politikën e vet. Ky ndryshim në retorikë ka koinciduar me theksin që po i vë projekteve publike – që kushtojnë 400 bilionë dollarë.
Kryeministri kohët e fundit ka ndjerë nevojën për të vlerësuar disi jetën private të njerëzve: i ka këshilluar turqit mbi numrin e fëmijëve që duhet të sjellin në jetë dhe u ka folur për llojin e bukës që duhet të konsumojnë. Ai ka folur edhe kundër atyre që pinë alkool dhe ka shpallur edhe frenimet lidhur me shitjen dhe blerjen e pijeve alkoolike.
Krahu i Gylit besohet se është shumë i afërt me Fetullah Gulen – një klerik i fuqishëm në AKP, i cili jeton në azil në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gulen i ka bërë jehonë tonit të moderuar të Gylit gjatë protestave, duke paralajmëruar Erdoganin që t’i marrë më seriozisht kërkesat e protestuesve.
Aleanca Gyl-Gulen përfaqëson një bllok të fuqishëm potencial kundër Erdoganit, sidomos teksa shihet që kryeministri vazhdon të nxisë partinë e tij të votojë kushtetutën e re që mund të shënojë një hap të ri në përplasjet mes Erdoganit dhe Gylit. Për shkak të rregullave të brendshme të partisë, Erdogani nuk do lejohet të garojë për një tjetër mandat si kryeministër, kur t’i mbarojë mandati më 2015.
Kjo ka shtuar edhe më shumë spekulimet për të ardhmen e tij politike. Kryeministri duket se mesi pret të amendojë kushtetutën turke, për të krijuar presidencën e fuqishme, duke e transformuar atë nga një zyrë ceremoniale, siç është sot. Ka shumë mundësi, që Erdogani ta fitojë presidencën, por kjo mbetet ende për t’u diskutuar.
Propozimi i Erdoganit për kushtetutën ka hasur rezistencë në parlament – madje edhe nga anëtarë të partisë së tij. Kësisoj, ndërkohë që Erdogan mund të kontrollojë listën e partisë dhe të ushtrojë ndikim të madh mbi AKP-në, duket se po e kalon kufirin.
Në një kohë që vazhdojnë ende prapaskenat, çmimi real për Erdoganin dhe Gylin është kush do ta kontrollojë listën e partisë pas vitit 2014. Ndryshimet politike brenda AKP janë përkeqësuar pas spastrimit të vitit 2011 nga shumë liberalë, që mbështesnin Gylin – ka qenë një vendim i qëllimshëm për të izoluar bllokun liberal brenda partisë.
Erdogani ushtron kontroll mbi listën e partisë, që i ka dhënë atij një ndikim të jashtëzakonshëm mbi AKP MPs. Si rrjedhim, pas zgjedhjeve të vitit 2011 partia nisi të merrte një nuancë më kombëtare. Këto përçarje brenda partisë janë të paqëndrueshme. Retorika e stuhishme e Erdoganit tashmë është në duart e Gylit dhe nëse protestuesit këmbëngulin, rrezikohet polarizimi i AKP.
Ndërkohë që Erdogani ka spastruar në mënyrë të efektshme partinë, nuk ka qenë në gjendje ta bindë atë për mbështetjen unanime të ambicieve të tij presidenciale.
Si rezultat, Erdogani do të përballet me sfidat më të mëdha të karrierës së tij. Përveç protestave, kryeministri duhet t’i drejtohet edhe zonave elektorale të partisë së tij, në një kohë kur ai vetë ka nevojë për mbështetje unanime për të reformuar kushtetutën turke. Tani për tani, ai ka zgjedhur të kapet pas së drejtës kombëtare – pavarësisht faktit që ky përafrim më tej ka për të ndërlikuar planin e tij për presidencën.
Përktheu Rudina Dahri

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›