Fokus/Mediat sociale mund të dëmtojnë tregjet e aksioneve
Twitter ka deklaruar se do të marrë masa, që të mos ndodhin më situata si ajo e vitit 2003, ku për shkak të një statusi Wall Street pësoi dëme të mëdha. Por cili është roli e mediave sociale në tregjet e aksioneve?
Bursa e Frankfurtit mund të jetë një nga më të mëdhatë në botë, por me rreth 30 njerëz, që punojnë aty, është e vështirë të besohet se ata mund të qarkullojnë miliona dollarë. Kjo për shkak se transaksionet janë automatike. "Është si shpërndarja, që bëhet në sektorin e aviacionit, ku kompanitë punësojnë autopilotët”, thotë Miroslav Budimir, ekspert për kapitalin e tregjeve në kompaninë Deutsche Börse, e cila zotëron edhe bursën e Frankfurtit. "Janë të ashtuquajturit rutera inteligjentë, të cilët në sajë të programimit, që kanë, marrin vendime në bazë të kritereve të paracaktuara, kur mendojnë se mund të shesin me çmime të mira", shton ai. Të dhënat rreth aksioneve dhe çmimeve të tyre më të mira vijnë nga burime të ndryshme, duke përfshirë edhe lajmet. Agjenci si Bloomberg, Thomson Reuters dhe Dow Jones Newswires kanë kategori të veçanta informacionesh për kompanitë, sektorët, produktet, produktet e reja dhe gjithçka tjetër, që mund të ketë efekt në tregun e aksioneve. Në të njëjtën kohë ka kompjutera, që janë të programuar me algoritme, të cilët kanë për detyrë të kujdesen dhe të reagojnë ndaj këtyre informacioneve. Dhe në varësi të informacioneve mund të shkaktohet një reagim masiv. Ky është funksioni i kësaj pajisjeje tregëtare. Sa më shumë shkëmbime tregëtare të bëjë, aq më ngadalë punon.
Por kur shumë kompjutera të tillë reagojnë në të njëjtën kohë, duke parë se mund të kenë disa cent fitime, sasia e aksioneve të shitura mund të jetë shumë e madhe dhe kjo mund të çojë në probleme të mëdha, ose ajo që quhet në gjuhën profesionale "flash crash". Hera e fundit, që ndodhi një gjë e tillë, ishte për shkak të një tweet-i të gabuar. Që prej atëhere investitorët janë duke vënë në dyshim besueshmërinë e këtij sistemi. Në vitin 2003 hakerat morën nën kontroll llogarinë në Tweet-er të agjencisë Associated Press dhe shkaktuan frikë të madhe kur shkruajtën se presidenti amerikan ishte plagosur, ose vrarë në një shpërthim në Shtëpinë e Bardhë. Tregjet reaguan menjëherë, por edhe pse lajmi u korigjua menjëherë, Wall Street humbi më shumë se 100 pikë, që është e barabartë me rreth 136 miliard dollarë. Por Louis Lovas nga Onemarketdata thotë se nuk duhet të fajësohen pajisjet. "Përdorimi i rrjeteve sociale si Twitter është vetëm në fillimet e tij. Unë e di, që gishti është drejtuar tek këto pajisje algoritmike, por duhet përmendur fakti se gjithçka nisi nga një sjellje njerëzore, pra gjithçka erdhi si pasojë e kombinimit të faktorit njeri-makineri", thotë Lovas.
Për këtë arsye disa kompani në Europë nuk janë duke kërkuar më ndalimin e përdorimit të ruterave inteligjentë. Ato janë duke kërkuar vetëm një kufizim të shpejtësisë së reagimit. Por përpara se të ndodhë kjo, të tjerë janë duke studiuar, se si mund të integrojnë mediat sociale brenda pajisjeve algoritmike. Kompanitë janë në dyshim për vlerën e këtij veprimi dhe natyrisht, nëse gjykojmë vetëm atë për atë, që ndodhi pas ngjarjes me Associated Press, nuk është në të mirë të situatës. Nëse do të ndodhë një gjë e tillë, ky proces do të ngadalësohet. Ndërkohë që debati vazhdon, Miroslav Budimir thotë se në Frankfurt janë marrë masa për të parandaluar një situatë të tillë. "Nëse ne shohim se një anëtar është duke na bërë shumë dërgesa, në jemi në gjendje të kufizojmë trafikun e tij, derisa të ndalojmë tërësisht dërgesat e tij, apo ta ndalojmë atë të kryejë veprime në treg", përfundon ai.