Debati mbi TVSH-në dhe më gjerë
Nga Ervin Bushati
Kohet e fundit eshte diskutuar mes njerezve dhe ne media, ndonese me pak se meriton, nje ide per te reduktuar ose dhe zeruar TVSH per disa ushqime dhe sherbime baze per konsumatorin shqiptar. Para se te merrte nje trajte logjike dhe ekonomike, diskutimi u politizua per te kakuar menjehere ne torben e ceshtjeve qe ne mendojme se nuk i perkasin realisht jetes sone. Kjo kuptohet, ne rradhe te pare per faj te vete politikes – si nje institucion social perhere e me i pabesueshem dhe punekot ne syte e shoqerise sone, gjithmone e me shume skeptike.
Te gjithe vendet e botes kryesisht operojne me nje skeme te Tatimin mbi Vleren e SHtuar (T.V.SH.) te diferencuar, pra me parametra te ndryshem per mallra dhe sherbimet respektive. Ne Europe dhe ne vendet me te pasura mallrat dhe sherbimet bazike si ushqimet, barnat, edukimi, sherbimet mjekesore, energjia elektrike, gazi etj jane me nje TVSH (VAT) te reduktuar e deri zero. Lejomeni te sjell ketu rastin e Anglise, nje nga vendet me te pasura ne bote qe TVSH per ushqimet e ka ZERO. Po keshtu kjo takse varion nga 0 ne 5% ne shumicen e vendeve Europiane, dhe kjo behet me vetedije per te mbrojtur sa me shume shtresat me ne nevoje qe bazojne strukturen kryesore te shpenzimeve te tyre me ushqime dhe sherbimet e tyre te perditshme — jetike.
Shqiptaret jane 8 here me te varfer se mesatarja e familjeve te EUROZONE (GDP per capita). Ne kete kontekst nje mase e tille mbrojtese eshte jo vetem llogjike por e domosdoshme per te mbrojtur deri dhe shtresen e mesme sociale, duke gjykuar nga niveli i ulet ekonomik i familjeve ne vendin tone. Shtuar ketu dhe krizen qe po kalon e gjithe ekonomia boterore, kjo mase duhet te zbatohet menjehere.
Kunderargumenti i kryeministrit ishte me faktin se ulja e TVSH demton prodhuesit vendas. Sa per komentin e kryeministrit, aq per me teper sot dhe ne kete situate krize, duket sa absurd ashtu si dhe gjithmone demagogjik ne retoriken dhe logjiken e tij. Mesa duket kete rradhe ai as nuk eshte lodhur gjate per te gjetur nje sebep, sado te thjeshte se pse do te kundershtonte nje nisme te opozites qe po ndermerr nje politike pozitive ne mbojtje te interesave te te gjithe shqiptareve.
Zbritja e TVSH do te sillte ne reduktimin e menjehershem te cmimeve ne treg: sepse 20% e cmimit qe paguajne qytetaret ne treg sot eshte TVSH, qe e perfiton shteti dhe jo prodhuesi. Cmimi me i ulet do te sillte nje fuqi te rritur blerese te kerkeses qe do te konsumonte me shume mallra. Bleresit do te ishin me te kenaqur me cmime me te uleta dhe do te konsumonin me shume; ndersa tregtaret dhe prodhuesit do te shisnin me shume mallra ne kete rast. Kjo vlen njesoj si per mallrat e vendit dhe ato te huaja, qe do te rrisnin xhiron e tyre ne shitje dhe ne fitime si rrjedhim. Me kaq dhe shume shkurt dua te mbyll nje argument super te thjeshte, jo vetem per nje ekonomist por per cdo qytetar qe beson akoma te racionaliteti ne jete dhe ne treg.
Problemi i vertete i qeverise eshte adminsitrata fiskale dhe te ardhurat gjithmone ne renie ne buxhetin e shtetit. Kjo eshte arsyeja e vertete pse e refuzon nje mase te tille logjike mazhoranca. Niveli i larte i informalitetit dhe evazionit fiskal ne ekonomi ben qe qeveria te mbledhe taksat ne menyren me te lehte per te por me te demshme per konsumatorin: ne burim.
Duke mos pasur aftesine, deshiren dhe vullnetin politik per nje skeme fiskale funksionale, me te drejte por ne te njejten kohe dhe me kerkuese e me me pak hapesira per te bere para politikanet — qeverite gjithmone ja kalojne barren fiskale konsumatorit direkt. Nje skeme ne ndihme te ekonomise dhe te kosumatorit natyrisht qe do te ishte me e nderlikuar dhe e veshtire ne zbatim, por do te linte dhe me pak hapesire per ata qe perfitojne para dhe favore nga nje politike e tille fiskale me vare.
Sot shqiptaret pa dallim, paguajne karburantin pavaresisht ne se kane nje makine ose jo. Shteti i tyre lehtesoi taksat per automjetet, por veshtiresoi jeten e gjithe qytetareve qe e paguajne koston e shtuar te karburantit dhe energjise sa here qe blejne buken e perditshme.
Shpjegimin me te sakte, ne sinteze, ne na e sjell jep urtia popullore me shprehjen: “Kali qe kapet, shin lemen”. Edhe shteti yne e zbaton forcen, abuzivitetin dhe taksat vetem mbi ata qe jetojne brenda ligjit. Pjesa tjeter e shoqerise eshte duke jetuar me filozofine e sofres se pushtetit dhe jo te ligjit e shtetit per te gjithe njesoj. Dritat i paguajne perdite e me shtrenjte — ata qe jane mesuar te paguajne gjithmone, gjysma tjeter nuk paguan fare; taksat i paguajne vetem bizneset e ndershme, jo ata qe jane kriminale dhe ne ortakeri me politiken; ne gjykate denohen ata qe zbatojne ligjin dhe jo ata qe vrasin, korruptojne e blejne cdo gje qe leviz ne kete vend.
Kush zbaton sot ligjin, paguan, sillet si qytetar dhe nuk ka sadopak gen kriminal, le te beje pjesen e vet ne lemin e pushtetit. Nderkohe, politika dhe vasalet e saj do te shijne si tjua kete qejfi.
Fatkeqesisht: shteti yne eshte i vertete, me peshe dhe i rende vetem me ata qe e marrin seriozisht.
