E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbi reformën në Drejtësi: Hyrje me një vështrim mbi çështjen gjyqësore Gërdeci

Share

Nga Fitim Hoxhati

                                     1 

Për tragjedinë e Gërdecit  çnuk  pam렠e dëgjuam këto  tre vite e ca,  ndaj kam frikë çna pret akoma. Tani  na duhet të dëgjojmë edhe  zotin ambasador  t렠OSBE  tek i mban isonjë Kreshnik Spahiu (Ballkan Web 16.6.2011)

E thënë shqip, sipas të nderuarit ambasador, drejtësia shqiptare është zero përderisa sa nuk u a mbledh këtyre avoketëve që e bën렠han gjykatën  shqiptare .

Vërtet렠për avoketët ka vënd për të thënë shumë gjëra ndër to edhe për procesin e Gërdecit por si i nderuari ambasador ashtu edhe shumë i nderuari nënkryetar  kam frikë se ngatërrojnë pasojën me shkakun.Kjo sepse ata të dy bashkë duket se nuk e njohin  realitetin e  procesit gjyqësore shqiptar. Ambasadori  them se  ka shkelur një ndër parimet themelore të njohjes  përgjithësisht e posaçërisht të diplomacisë , investimin pas njohjes  dhe analizës se plotë e objektive të gjërave,  ndërsa nënkryetari ynë i nderuar, meqënëse nuk kam bazë të them se nuk do ,nga ana profesionale  dyshoj  të jet렠në gjëndje  të bëjë analiza.

                              ***

Natën e  ngjarjes , kur pash렠Edi Ramën tek i hodhi dorën në shpatulla Saliut , një drithmë ngashërimi  e  shprese  më mbërtheu  nga ai veprim  tejet njerzor e  shqiptar i mirfilltë : Epo thashë me vehte -  mbase na prin për së mbari kjo gjëmë e merremi vesh ! Ra ky mort e u pamë !  - do thosh Kadareja .

Por të nesërmen që pa gdhirë akoma u llahtarisa nga ca të ditur e parimorëqë nuk lanë fjalë pa i thënë edhe duke e përçmuar për atë sentimentalizëm të pakuptimtë ndaj një personi që sipas tyre  ish fajtor për gjithë atë kasaphanë.Më e bukura është se tani kur ky Edi Ramë , krijoi bindjen e fajsis렠së Salës,sipas tij, për çdo gjë, e sulmojnë për ekstremizëm pra  në të kundërtën.

Mirpo unë arsyetoja ndryshe  dhe them me të drejtë :   Në gjëmë e menjëherë pas saj  njeriu mendon për gjëmën e jo për dënime. Me shqipe , në gjëmë të vjen edhe hasmi e nuk e nget njeri. Në gjëmë janë ata që nuk janë më, ndaj të gjallët kujtohen më pas. Për shkakun e fajin e gjëmës gjithnj렠pritet të ftohen gjakrat sepse duhen dëgjuar njerzit , duhen parë e duhen matur gjërat. për të vënë pastaj gishtin. A nuk kemi anatemuar Enver Hoxhën tek bënte prognonzat sinoptike  pa  filluar gjyqet akoma ?

Por komentet për gjestin e Ramës , ishin të ultat ,për t렠mos thënë të ndyrat e para  të kësaj historie. Mbani shënim: Nuk them rastësisht e as mund të akuzohem në përdorimin e kësaj fjale në këtë rast,  jo vetëm për shkak të një koecidence (1)por edhe sepse do dilnin të tjera ndyrësira më pas  sikur e kam  ndjer렠që në atë kohë kur kam deklaruar publikisht në shkrimin Shteti Ligjor,dy standartet dhe  mjerimijuridik , ku lidhur me marifetet proceduriale  në çështjen Basha kam shënuar :

- Në të tilla klauzola të shtetit ligjor ka përfunduar dhimbshëm  kjo çështje  gjyqsore më e madhja e këtyre viteve të fundit dhe ndër më të mëdhatë pas atyre të Piramidave.Mos o zot të përfundojë kështu edhe çështja e Gërdecit. ! (SHQIP 16 prill 2009 fq 29 )

_____

(1) -   Gërditet -i vjen të ndotë, nga sllavishtja,Çabej Studime etimologjike ,vol 4

-          Gërdec sifilis . përdoret si mallkim  : T렠rëntë gërdeci !  Fjalori i gjuhës  së sotme shqipe Tiran렠1980

                                                                       ***

Nuk është e drejt렠të shprehem për Gërdecin  si ngjarje në vetvehte, çfarë ndodhi e  pse ndodhi  . Këto  pyetje me ca të tjera  si  ku, kur ,kush ,  përse etj ,   përbëjnë axhendën e hetimit e gjykimit  që nuk kanë përfunduar  akoma. Është kjo  axhend렠që duhet të nxjerrë të vërtetën , ndaj them se  flasin kuturru ,  duke i parë përciptaz a shkëputur gjërat.

Unë njoh tabllonë e plotë t렠 prokurorisë në kët렠çështje,  me pikë e presje, e megjithatë nuk  çmoj se  është koha për  folur sepse axhenda e se vërtetës është me dy puntata, ndër të cilat e   Gjykatës është e dyta por nga vlera e para.

Pastaj kushdi çfarë asi mban nën mëngë kjo gjykatë e jona kaq e qet렠në punët e saj .Ndaj do flas vetëm  për një Gërdec tjetër …

***

Procesi i Gërdecit u nis me aq buj렠e tërsëllëmë helikopterësh me  29 të akuzuar , pothuaj një për viktimë. Hajde thuaj pastaj se nuk godet kjo prokurori e jona .

Por që nga hetimi e deri sot n렠gjykim, pas më shumë se tre vjetësh e gjysëm , thon렠veç kokë turku ka. Jo !, Unë nuk them  se nuk janë zënë fajtorë e se janë edhe  të tjerë, se këta jan렠 këmbë e dhisë e  se janë lën렠 bajlozërit. Ndonse e njoh shumë mirë dosjen hetimore unë nuk hyj kësaj ane  jo vetëm  sepse nuk më përket por  edhe sepse  ajo çdo gjë mund të jetë por dosje hetimore jo. Nisur nga shumë e shumë çështje të dështuara  mund të them se Prokuroria  e jon렠nuk kërkon të vërtetën kriminale por realizimin e  objektivit  më absurd në sy të së drejtës:  nisjen  e bitisjen e  hetimit  me një akuzë çfarëdo   për aspekte qoftë edhe  dytësore  q렠ndeshen pothuaj në çdo çështje,  vetëm e vetëm për të larë duart, si Ponc Pillati .

Kjo është filozofija e kokës së turkut në Drejtësinë tonë.Është një filozofi tragjike q렠më kujton  rastin e  ilacit tek romani Çitadela i Kroninit. Kur pacientja priste ilaçin, bashkëshortja e  mjekut nuk po e gjente dhe vonesa rrezikonte  të humbisnin  jo vetëm  lekët e vizitës por edhe klienten e pasur e tekanjoze, ahere mjeku  i thotë: Bjer një ilaç çfardo !

Tek ne, me këtë filozofi, të zunë me bazuk dënohesh vetëm për  armëmbajtje pa leje , u kape   drog렠dënohesh vetëm ti si  korier

                                     ***

Të shikosh dosjen hetimore edhe  profan të jesh  çuditesh.Nëndë të dhjetat e saj  janë dokumente,  dhe procese të marrjes së tyre , shumica dërmuese  konfirmojnë veprime të ndryshme që vërtet렠lidhen  por duke mos  mbartur gjurmë të veprës  penale  nuk ka pse futen  n렠dosje faqe të tëra   kur mjafton   procesi i kqyrjes për pjesët që paraqesin  vlerë provuese  për çështjen. E bukur është se  për të vërtetuar se është bërë një telegram a është nisur një shkres렠merret  e i serviret gjykatës si pjesë e dosjes gjithë blloku i postës apo i gjithë libri i protokollit qindra faqesh,  në vënd të një faqeje  në fotokopje  të vërtetuar  apo të procesit të kqyrjes. Gjykata në do, të kërkojë origjinalet e tia shpien. Këto që them janë aspekte formale , standarte  për çdo proces gjyqësor e jo më në të tillë. Furgonet që transportuan  dosjen  Gërdeci në gjykatë , ishin domethënës , parathënës për babilonin렠e këtij gjyqi q렠mund ta quaj  gërdec i Drejtësisë. Ditë të tëra të procesit i  u kushtuan vetëm administrimit  të provave shkresore kur mund të ne vojitej vetëm një ditë. Gabime të tilla  nuk jan렠thjesht렠teknike.

Kushdo të jetë e humbet mendjen në atë mal letrash të paraqitur

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›