E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi miraton me konsensus Kodin e ri Zgjedhor. Berisha: Arritje e madhe për vendin

19-07-2012 / Gazeta 55

UPDATE- Kuvendi ka miratuar sot reformëm zgjedhore, drafti i së cilës është miratuar para më shumë se një jave me konsensusin e dy forcave të mëdha politike PD-së dhe PS-së.
Kodi i ri elektoral ka marrë 127 vota pro, 2 kundra dhe 3 abstenime ku kundër kanë votuar kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu dhe Gazmend Oketa.
Kryetarja e Kuvendit, Topalli ka vlerësuar punën e rëndësishme që është bërë me këtë reformë, duke plotësuar kështu një nga 12 pikat e Komisionit Evropian për integrimin e vendit. “Puna e bërë për Reformën Zgjedhore ka qenë e gjithanshme dhe shumë e mirë”, tha kryeparlamentarja Topalli.
Në 11 korrik, PD-PS pas shumë debatesh ranë dakord edhe për tre çështjet e cilësuar të “nxehta”, riformatimi i KQZ-së, procesi ankimor dhe teknologjia e numërimit të votave në zgjedhjet e ardhshme

Kryeministri Berisha: Ftoj opozitën të ruajë këtë frymë edhe për imunitetin

Shefi i ekzekutivit ka vlerësuar konsensusin e arritur mes palëve për reformën zgjedhore. Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, Berisha ka tha se dokumenti është pak i vonuar, por Kodi i ri mbyll një kapitull të rëndësishëm dhe kjo është një arritje e madhe.
“Sot është një ditë të veçante, pasi votohet me konsensus Reforma Zgjedhore, fryt i një pune shumë të mirë të ekspertëve. Ky ligj u jep përgjigje një seri problemesh të evidentuara në testimin e ligjit të mëparshëm, i cili ishte 100 për qind konsensual, por që në dy provat e mëdha, atë të zgjedhjeve të përgjithshme dhe zgjedhjeve lokale, u evidentuan problematika që duheshin adresuar për t`u përsosur. Nëse sot ka një vendim tjetër për këtë komision, ky nuk është problem i tyre por i marrëdhënieve mes forcave politike të vendit. Në tërësinë e tij ligji është pak i vonuar, po më mirë vonë se kurrë, ne e përshëndesim, ai ndodh 10 muaj para zgjedhjeve të ardhshme që i jep mundësi administratorëve ta përvetësojnë atë dhe të marrin masat që të krijojnë kuadrin më të mirë për zhvillimin e zgjedhjeve. Ligji është dëshmi, histori në të cilën nuk ka të humbur, fitojnë të gjitha palët, duhet të frymëzojë forcat politike të vendit që nuk udhëhiqen nga parimi e tëra ose asgjë, ky parim është tërësisht i papërshtatshëm në një vend demokratik”- u shpreh Berisha.
Në fjalën e tij, Kryeministri ftoi sërish opozitën që me këtë frymë kompromisi të votojë edhe për heqjen e imunitetit. “Të ngrihemi në lartësinë e përgjegjësive tona dhe ta votojmë këtë ligj të rëndësishëm brenda muajit korrik. Parimi themelor për shoqërinë është parimi themelor për barazinë para ligjit. Nëse nuk e heqim imunitetin ne i themi qytetarëve se ne kemi frikë, se ne kemi dorë, kemi frikë nga veprat tona. I themi që kemi frikë të jemi të barabartë me ju”, tha Berisha. Gjithashtu, Kryeministri i është drejtuar edhe aleatëve të tij në qeveri duke i garantuar besnikërinë e tij të palëkundur.

Reagojnë të vegjëlit: Nuk garanton votën

Përfaqësuesit e partivë të vogla kanë kundërshtuar kodin e ri Zgjedhor. Sipas tyre reforma ishte një marrëveshje PD-PS për të krijuar monopol në zgjedhje.
Kreu i PR-së, Fatmir Mediu deklaroi se Reforma Zgjedhore e sjellë për votim në Kuvend është një marrëveshje mes dy forcave kryesore politike dhe jo një reformë që garanton barazinë e votës.
“Kjo është e 16-ta reformë zgjedhore në Shqipëri, e 16 marrëveshje PD-PS për të krijuar monopol në zgjedhje. Ajo duhet të garantojë pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhje, por nuk e bën, prandaj unë deklaroj votën time kundër”, tha Mediu. Sipas tij kjo marreveshje nuk i jep të drejtë qytetarëve të vendosin për të ardhmen pasi nuk ka barazi në votë.
Ndërsa kreu i PBDNJ, Vangjel Dule duke deklaruar nga foltorja e Kuvendit votën pro ndryshimeve në kodin zgjedhor, vuri në dukje se ndryshimet nuk garantojnë barazinë e votës dhe përsëritin historinë e vjedhjes. Dule bëri thirrje për hartimin dhe rishikimit në të ardhmen të të gjtihë kodit. “E shikoj që skenari është planifikuar festiv. Për të mos qënë dhe unë mes atyre do them se do votoj pro ndryshimeve në kodin zgjedhor , do përshëndes koelgët e mij në komisionin e reformës të cilët në një klimë kontraditore dhe konfliktuale arritën konsensus. DASH thotë se nuk ka shresa që qeveria mund të ndërrohet me votë. A ka dikë që mund të na japë garanci që në Shqipëri qytetari me votën e tij mund të ndryshojë qeverinë. Kam një pyetje, skenarin festiv kush do e organizojë pas zgjedhjeve. Zgjedhjet mund të jenë në të gjitha aspektet të drejta të barabarta, por nga produkti i tyre prodhojnë pabarazi. Marrëveshja e arritur është kompromis por larg stadarteve të zgjedhjeve të lira dhe të barabarat. Më thoni a nuk e zgjodhëm Ristanin me konsensus, a nuk votuam me konsesnsu ndryshimet e 2009, por përjetuam të njëjtën atmosferë. Nuk ka garanci që zgjedhjet e ardhshme do të jenë të njëjta. Kreu i PS i priste nga kryeministri, nadaj është momenti ta mbyllm me propozimet që na sjell komisioni, por nuk do kemi bërë asgjë nëse me sinqeritein më të madh nuk i hymë një reforme zgjedhore të mirëfilltë që garanton votën”- tha kreu i PBDNJ, Vangjel Dule.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›