Trojka: Konsensus për reformën parlamentare dhe imunitetin
Trojka e ambasadorëve të akredituar në Tiranë ka përshëndetur votimin me konsensus të reformës zgjedhore. Ndërsa kanë ndjekur në sallën e Kuvendit votimin e kodit të ri elektoral, tre ambasadorët, ai i SHBA-së Aleksandër Arvizu, i BE-së Ettore Sequi dhe i OSBE-së Eugen Wollfarth kanë theksuar se i njëjti vullnet politik duhet të vijojë edhe për dy çështjet e tjera si reforma parlamentare dhe heqja e imunitetit. Në një prononcim për mediat menjëherë pasi Kuvendi miratoi me konsensus ndryshimet në kodin zgjedhor, ambasadori Arvizu u shpreh i suprizuar pasi nuk e priste. “Kur flasim për mungesën e besimit është fakt i trishtueshëm, por do jem i sinqertë me ju, nuk e kisha menduar se do e miratonin reformën zgjedhore. Hapi tjetër në Kuvend të jetë heqja e imuniteteve. Palët duhet të jenë nën një zë për heqjen e imunitetit”- deklaroi Arvizu.
...