E Diel, 1 Nëntor 2026

Debati në Grupin e PS, Dokle: Bojkot Parlamentit

Kreu i PS, Edi Rama

Deputetët i kërkojnë bojkot, Rama: Nuk penalizojmë shqiptarët.

Rama: Berisha vodhi votën e deputetëve e ministrave të tij.

Deputetët socialistë e kanë konsideruar fitore politike mënyrën se si u zhvilluan ngjarjet në Kuvendin e Shqipërisë. Pas përfundimit të votimit të Elvis Çefës si anëtar i KLD-së, Grupi Parlamentar socialist u mblodh në një mbledhje jashtë radhe në selinë rozë. Jo pa emocionin e një konflikti politik në Parlament, propozimet e disa deputetëve socialistë ishin për të rishikuar pozicionin në Parlament. Por, ishte kryetari socialist në këtë mbledhje, Edi Rama, i cili e ka konsideruar ngjarjen në Kuvend si një fitore politike të opozitës, ndërsa ka kundërshtuar propozimet për një marrëdhënie të re të kushtëzuar me Parlamentin dhe maxhorancën. Në sy të publikut maxhoranca shkeli Rregulloren dhe tregoi se ishte e pasigurt për shumicën parlamentare. Kjo mund të konsiderohet si një betejë politike e fituar nga opozita. Këto shkelje, që sot, ne do tia bëjmë me dije faktorit ndërkombëtar në Tiranë. Por dua të sqaroj se ne nuk kemi asnjë marrëveshje me Sali Berishën. Ne kemi marrëveshje me popullin shqiptar. Nuk mund ti penalizojmë shqiptarët nga integrimi i vendit në BE për shkak të sjelljes flagrante të maxhorancës. Por ne duhet të vazhdojmë reformat e nisura dhe sdo ti lëmë në mes të rrugës, mësohet të jetë shprehur Rama në mbledhjen e djeshme të Grupit Parlamentar. Nënkryetari socialist i Kuvendit, Namik Dokle, ka kërkuar kushtëzim të marrëdhënies me Kuvendin deri në ribërjen e votimit të djeshëm. Me atë që ndodhi sot në Kuvend, ku u shkelën të gjitha rregullat e miratuara dhe nga vetë kjo maxhorancë, ne duhet të rishohim qëndrimin tonë. Nuk mundet të shkojmë në Parlament sikur nuk ka ndodhur gjë, ndërkohë që për mua Parlamenti ka rënë. Ne duhet të kthehemi tek ajo sallë vetëm pasi të vendoset ribërja e votimit të sotëm, me kuti dhe votë të fshehtë, mësohet të jetë shprehur Dokle në mbledhjen e djeshme.
Rama
Në një dalje publike dje në mbrëmje për të shprehur qëndrimin politik të opozitës, kreu socialist Rama e akuzoi Kryeministrin se kërkon vazhdimisht të vjedhë votat, kësaj radhe, sipas tij, për të qëndruar në pushtet duke manipuluar dhe votën e deputetëve apo ministrave. Ky proces u tregoi të gjithëve se nëse Shqipëria dhe shqiptarët përpiqen me mund të shkojnë drejt Europës, Sali Berisha vazhdon ti tërheqë mbrapa në rrugën e rrënimit të mëtejshëm. Sot Kryeministri u dha të gjithëve provën më kuptimplotë të nevojës jetike që ka për ta mbajtur pushtetin e lindur nga vjedhja e votave vetëm përmes vjedhjeve të njëpasnjëshme, deri dhe duke vjedhur votën e deputetëve e të vetë ministrave të tij përmes manipulimit të procesit të votimit, u shpreh Rama. Ai e akuzoi maxhorancën se nuk i ka votat për të qëndruar në pushtet. Po ti kishte pasur vërtet ato 71 vota që i mori pasi refuzoi votimin me dy alternativa, por pa shenja kontrolluese në fletën e votimit, Kryeministrit sdo ti duhej fare të merrte rolin e Arben Ristanit. Por sot ai hyri në sallë pa shumicë, qëndroi në sallë jo më si regjisor i manipulimeve të njohura të zgjedhjeve, po si një vjedhës i rëndomtë votash, dhe doli nga salla i zhveshur edhe prej atij legjitimiteti fals që ia jepnin deri dje vetëm formalisht numrat në Parlament, u shpreh Rama. Për kryesocialistin, qeveria aktuale dhe Kryeministri i saj nuk e kanë të sigurt qëndrimin në pushtet deri në 100-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Sot Saliu tregoi se pa e mbajtur Parlamentin të lidhur me pahir deri në fund, ka shumë të ngjarë të mos jetë në gjendje ti hipë si Kryeministër as kalit që kemi ndër mend ti çojmë për të shkuar në Vlorën e lënë pa rrugë, ditën e 100-vjetorit të Pavarësisë. Por, një kalë e siguroj se do tia bëjmë dhuratë, edhe po se mbërriti dot atë ditë si Kryeministër, u shpreh Rama, por pa thënë se çfarë qëndrimi politik do të mbajë opozita për këtë ngjarje.

Diskutimet dje në Grupin e PS
Edi Rama:
Dua të falënderoj të gjithë deputetët për solidaritetin dhe qëndrimin që mbajtët në sallën e Kuvendit, në një maskaradë të turpshme nga ana e kryetares së Kuvendit dhe maxhorancës aktuale.
Gramoz Ruçi: Edhe unë, nga ana ime, dua të shpreh përgëzimet e mia për qëndrimin tuaj, edhe pse gjatë mbledhjeve të mëparshme ka pasur edhe ndonjë rezervë për kandidaturën e paraqitur prej nesh. Sot ne treguam se veprojmë si një trupë kompakte brenda një vendimi politik. Ajo që ndodhi sot në Parlament tregoi edhe një herë se cili është dallimi mes nesh dhe palës tjetër, që tregoi në sy të shqiptarëve se nuk dëshiron të bëjë asnjëherë zgjedhje të lira dhe të pastra. Dua që secili të shprehë mendimin e tij rreth asaj që ndodhi në Parlament.
Namik Dokle: Me atë që ndodhi sot në Kuvend, ku u shkelën të gjitha rregullat e miratuara dhe nga vetë kjo maxhorancë, ne duhet të rishohim qëndrimin tonë. Nuk mundet të shkojmë në Parlament sikur nuk ka ndodhur gjë, ndërkohë që për mua Parlamenti ka rënë. Ne duhet të kthehemi tek ajo sallë vetëm pasi të vendoset ribërja e votimit të sotëm, me kuti dhe votë të fshehtë. Ndryshe do të legjitimojmë shkeljen e Rregullores nga ana e maxhorancës sot.
Ilir Bejtja: Jam plotësisht dakord me shokun Namik dhe mendoj se ne sduhet të merremi më me reforma me këtë maxhorancë. Çfarë kuptimi ka vazhdimi i reformës zgjedhore dhe parlamentare kur maxhoranca jo vetëm zvarrit, por dhe shkel në mënyrë të dhunshme Rregulloren e Kuvendit, duke e kthyer votimin me vetëm një kandidat?
Gjovalin Kadeli: Ne duhet të rishikojmë pozicionin tonë në Parlament. votimi i sotëm tregoi se maxhoranca aktuale nuk garanton të zbatojë ato që ka miratuar me votat e saj, e jo më të garantojë zbatimin e reformave për të cilat ka muaj që zvarrit.
Arben Çuko: Skemi pse shkojmë në Parlament. Duhet të vendosim marrëdhënie me kusht me maxhorancën, që të rikthehet votimi i fshehtë me kuti. Votimi i sotëm ishte një provë gjenerale për zgjedhjen e Presidentit.
Edi Rama: Ajo që ndodhi sot në Kuvend kaloi çdo cak. Në sy të publikut maxhoranca shkeli Rregulloren dhe tregoi se ishte e pasigurt për shumicën parlamentare. Kjo mund të konsiderohet si një betejë politike e fituar nga opozita. Këto shkelje, që sot, ne do tia bëjmë me dije faktorit ndërkombëtar në Tiranë. Por dua të sqaroj se ne nuk kemi asnjë marrëveshje me Sali Berishën. Ne kemi marrëveshje me popullin shqiptar. Nuk mund ti penalizojmë shqiptarët nga integrimi i vendit në BE për shkak të sjelljes flagrante të maxhorancës. Ne duhet të vazhdojmë reformat e nisura dhe sdo ti lëmë në mes të rrugës. Ato janë në përfundim dhe do të tentojnë të përmirësojnë boshllëqet dhe hapësirat e deritanishme.

Braçe: Berisha vdiq, tani duhet rrëzuar
Deputeti i PS: Ska më numra

Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe, tha dje pas votimit në Kuvend se maxhoranca ka rënë dhe Berisha nuk i ka më numrat. Sot në Kuvend Sali Berisha vdiq! Vdiq politikisht, vdiq demokratikisht, vdiq numerikisht! Ai nuk është më! Por mban pushtetin, shkruante Braçe në rrjetin social Facebook. Sipas tij, duhet ta çojmë në fund, si ata që rrezuan sivëllezërit e tij në pushtet, duhet ti japim fundin që meriton një politikani që vret, vjedh e rrënon popullin dhe vendin e tij! Ai duhet luftuar! Me një fjalë, me shumë fjalë! Me vullnetin individual, por edhe me shumësinë e vullneteve që duan të rrojnë të lirë! Me një veprim, me një shumësi veprimesh demokratike që e godasin fort dhe e dëmtojnë rëndë. E rrëzojnë. Pas procesit të djeshëm, ku me 71 vota p

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›