Debati ne KLD Topi shtyn mbledhjen
Menjëherë pas letrës së nisur nga Ministri i Drejtësisë, presidenti Topi ka vendosur shtyrjen e mbledhjes së Këshillit të Lartë të Drejtësisë, qe ishte parashikuar për t’u mbajtur ditën e nesërme.
Presidenti e ka shtyre mbledhjen me justifikimin se ndodhet për një vizitë në Maqedoni.
Ndërkohë që edhe ish –ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, teksa interpreton nenin 147 të ligjit themeltar të shtetit, shpjegon se propozimi i Bamir Topit për zëvendëskryetarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë është në shkelje të Kushtetutës.