E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto në Bruksel, mblidhet samiti i NATO-s

Ministri i Jashtëm, Haxhinasto

BRUKSEL- Afganistani, paketa e Mbrojtjes dhe partneritetet që do të diskutohen gjatë Samitit të Çikagos jane ceshtjet kryesore qe pritet te diskutohen ne takimin e përbashkët të Ministrave të Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s.

Ne kete takim, qe nis sot e zgjat edhe diten e neserme merr pjese edhe ministri i Punëve të Jashtme te vendit tone, Edmond Haxhinasto.

Takimi i Ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s dhe atyre të Mbrojtjes, që do të mbahet në Selinë e NATO-s në Bruksel mbahet përpara zhvillimit të Samitit të Krerëve të Shteteve dhe Qeverive të Aleancës, që do të zhvillohet në Çikago, më 20-21 maj 2012.

Mbajtja e një takimi të tillë ka hyrë në praktikën e punës të Aleancës që prej Samitit të Lisbonës (19-20/11/2010), përpara të cilit u zhvillua një takim i kësaj natyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›