Bolton Muamba del nga spitali

Mesfushori i Boltonit, Fabris Muamba ka dalë nga spitali “Çest” i Londrës, ndërsa ka deklaruar se ai do tu jetë gjithmonë borxhli mjekëve të cilët I shpëtuan jetën. Futbollisti u rehabilitua pas infarktit që pësoi në fushë gjatë muajit të kaluar, ndërsa ky rast mund të cilësohet një mrekulli, pasi mjeku I klubit ka bërë të ditur më parë që “efektivisht Muamba kishte vdekur për 78 minuta”.
Për të bërë që zemra e 24-vjeçarit të punonte sërish, pas ngjarjes në sfidën e FA Cup me Totenhemin në “Uajt Hart Lejn”, u nevojitën 15 goditje me defiblirator. Në një deklaratë për shtyp, Muamba theksoi se natyrisht që ndihet “I lumtur për daljen nga spitali”, duke vlerësuar përkushtimin dhe profesionalizmin e mjekëve.
“Gjithashtu dua t’ju falënderoj të gjithëve ju që jeni lutur për mua dhe më keni nisur qinda mesazhe mbështetjeje. Tashmë që jam jashtë spitalit do të shoh përpara, eduke menduar për rikuperimin tim dhe të kaloj kohë të çmuar me familjen”, lexohej në pjesën tjetër të mesazhit të lojtarit.
Muamba doli nga spitali vetëm pak ditë pas tragjedisë në futbollin Italian, ku lojtari i Livornos, Piermario Morosini humbi jetën pasi pësoi një infarct në fushë gjatë ndeshjes së të shtunës me Peskarën, të vlefshme për Serinë B.
25-vjeçari, që ka luajtur edhe në Kombëtaren U-21 të Italisë, humbi ndjenjat në fushë në minutën e 31-të të ndeshjes, ndërsa ai u shpall I vdekur pas transportimit në spital.