Debati per Kushtetuten

Dhe natyrisht debati u perqendrua edhe te ndryshimet. Nje nga ceshtjet qe parashikonte Kushtetuta e 98-es ishte sistemi zgjedhor.
“Brenda pak kohesh te tere u ndergjegjesuan per nevojen per rishikimin e sistemit zgjedhor drejt nje proporcionali te paster”, u shpreh Imami.
Nderkohe Traja replikoi duke thene se “lehtesia dhe urgjenca me te cilat u bene keto ndryshime ne Kushtetute te bejne te mendohesh dy here”.
Ai nuk preku ceshtjen e sistemit zgjedhor, por te ndryshimet kushtetuese te 21 prillit te ketij viti, Traja sheh rritjen e fuqive te ekzekutivit ne dem te organeve te tjera kushtetuese.
“Ekzekutivi me amendimet e fundit eshte kthyer ne nje superfuqi dhe kontrollon Kuvendin i cili ka ne dore emerimin dhe deri diku edhe shkarkimin e prokurorit te pergjithshem. Dobesimi i rolit presidencial eshte njekohesisht edhe dobesim i garancive kunder shkarkimit te kryeprokurorit, sepse ne rast rezistence te presidentit, ai mund te shkarkohet nga vota e Kuvendit. Amendamentet e fundit qe dobesojne rolin e presidentit duhen pare si hapa prapa”, tha Traja.
Nje ceshtje tjeter e ndjeshme, pavaresia e institucioneve. Sipas zoti Traja, klauzolat e pavaresise nuk kane garantuar postet e zyrtareve te larte te drejtesise, duke aluduar keshtu hapur per shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku.
“Klauzolat e pavaresise, ne planin normativ, nuk kane ndihmuar ne garantimin e posteve te zyrtareve te larte te drejtesise. Kartonat e shumices nuk jane neutralizuar dot as nga Gjykata Kushtetuese”, theksoi Traja.
Nje ceshtje ku dy ish-autoret e Kushtetutes u pajtuan me njeri-tjetrin ishte ajo e senatit. Sipas tyre ne nje parlament me dy dhoma, senati do te kishte ndikimin e vet ne berjen e ligjit dhe ne emerimin e zyrtareve te larte.