Dhuna në komisariate, tjeter rast në Shkodër

Avokati i Popullit ka denoncuar rastin e dytë të keqtrajtimeve në burgje. Gjatë një inspektimi në Policinë
e Shkodrës, Emir Dobjani ka vërejtur një 20-vjecar me dëmtime në trup, ndaj të cilit ishte përdorur dhunë nga dy policë.
e Shkodrës, Emir Dobjani ka vërejtur një 20-vjecar me dëmtime në trup, ndaj të cilit ishte përdorur dhunë nga dy policë.
Ky është rasti i dytë brenda pak ditëve, ku uniformat blu keqtrajtojnë të ndaluar në ambientet e komisariateve. Pak ditë më parë, një tjetër oficer policie keqtrajtoi një të ri në Sarandë.
Aristidh Glucaj u cua dhe u nxor në gjendje të fikëti nga salla e gjyqit, si pasojë e dhunës policore. Skandali mori përmasa të mëdha deri në ndërhyrjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i cili urdhëroi nisjen e hetimeve për shkeljet e mundshme të gjyqtarit për këtë rast.
Avokati i Popullit po shqyrton rastin e Shkodres në bashkëpunim edhe me prokurorinë, ndersa eshte kerkuar ndjekje penale per dy pergjegjesit.