E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debati për hapjen e kutive. Kushtetuesja: Nuk veprojmë vetë

Gjykata Kushtetuese nuk mund te ndermarre e vetme asnje nisme per te intepretuar kerkesen e Partise Socialiste per hapjen e kutive pasi per kete duhet qe vete subjektet e interesuara te paraqesin pretendimet e tyre per te vene gjykaten ne levizje. Ne nje prononcim per Alsat, drejtorja e marredhenive me publikun ne Gjykaten Kushtetuese, Edlira Abazi sqaroi se ne cilat raste ky institucion vepron.

“Gjykata Kushtetuese e ka të pamundur te vihet në lëvizje me iniciativën e saj ose sic themi juridikisht të vihet kryesisht në lëvizje që do të thotë: në qoftë se për një çështje të tillë ashtu sikundër dhe për gjithë të tjerat, Gjykata Kushtetuese duhet të vihet në lëvizje, pra ta marrë në shqyrtim, duhet të jetë patjetër një nga subjektet e përcaktuara në Kushtetutë që duhet vënë në lëvizje. Kjo do të thotë që PS në subjektin e deputetit të parlamentit mund ta vërë në lëvizje, por ndërkohë PS mund të vërë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese, gjithmonë i drejtohem PS për rastin konkret, dhe si subjket i cili na vë në lëvizje me kushtin qe të argumentojë në Gjykatën Kushtetuese se norma që kundërshton prek drejtpërsëdrejti interesat e saj” tha Abazi.

Nje dite pasi deputeti socialist Arben Ahmetaj deklaroi ne Alsat se pas deklarates se Byrose Parlamentar te Keshillit te Europes, Gjykata Kushtetuese i ka mekanizmat per te filluar vetem shqyrtimin e kerkeses se selise roze per hapjen e kutive pasi kjo force politike eshte e bindur ne ligjshmerine e aksionit te saj. Byroja Parlamentare e Keshillit sugjeronte me tej qe per ceshtjen e hapjes se kutive te merrej edhe mendimi i Komisionit te Venecias per te cilin, Abazi thote se kjo eshte nje procedure normale e marrjes se opinionit qe Gjykata Kushtetuese e respekton ne shqyrtimin e cdo rasti.

Bledian Koka < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›