PS, Beqja: Qeveria po fsheh krizën
Partia Socialiste akuzoi qeverinë se po mban të fshehura të dhënat për situatën ekonomike për këtë fillimviti. Deputeti Ilir Beqja shpjegoi se të dhënat nuk publikohen për të fshehur krizën ekonomike që ka përfshirë vendin.
"Qeveria e Sali Berishes vazhdon të mbajë të fshehur të vërtetat për situatën ekonomike të vendit. Ashtu si mbahet i fshehur në kutitë e Ruzhdies, vullneti politik i shqiptareve në 28 qershor 2009. Që prej një jave Ministria e Financave duhet të bënte publike rezultatin fiskal te tre mujorit të parë të vitit 2010. Të dhënat mbahen të fshehta sepse publikimi i tyre provon se vendi ndodhet në krizë ekonomike, provon botërisht vërtetësinë e deklaratave të përsëritura të Partisë Socialiste për krizën në të cilën ndodhet ekonomia e vendit, sepse publikimi i tyre përligj deklarimet e FMN se ekonomia shqiptare do te filloje e fundit ne rajon ringritjen", deklaroi Ilir Beqja, deputet i PS-së.
Dorian Kodra < I mëparshmi