E Diel, 1 Nëntor 2026

Venecia, koncension për opozitën. Topalli: PS të lexojë seriozisht propozimin e KiE

Një koncension tjetër që Këshilli i Europes i jep opozitës e ka quajtur kryetarja e kuvendit, Jozefina Topalli, propozimin për t’iu drejtuar Komisionit të Venecias. Deklarat e Byrosë së Asamblesë Parlamentare në Strazburg për kutitë, numri një i legjislativit, i ka vlerësuar madje në të njejtën linjë me qendrimet e deritanishme të maxhorancës kundrejt kësaj cështjeje.

“Qëndrim koherent, konsistent të byrosë së parlamentit të Asamblesë së KiE dhe vetë gjithë kryetarëve të grupeve ja dhanë si një mundësi tjetër lëshimi, koncensioni, zotit Edi Rama duke i thënë nëse ke kontestime në interpretimin e ligjit, rruga shkon përmes Gjykatës Kushtetuese dhe nga Gjykata Kushtetuese i kërkohet mendim Komisionit të Venecias. Vjen si një koncension tjetër pas koncensioneve të tjera, të shumta, të bëra nga mazhoranca qoftë duke iu drejtuar institucioneve të tjera kushtetuese si Gjykata Kushtetuese e Komisionit të Venecias qoftë duke iu drejtuar prokurorisë, që të gjitha këto institucione të japin mundësinë që të shkosh dhe në hapjen e kutisë ” tha Topalli.

Por qenia në një moment sfidash integruese, sipas Topallit e bën të domosdoshme leximin serioz nga selia rozë të rekomandimeve të ndërkombëtarëve.

“E mbështes fuqishëm këtë deklaratë. Uroj që ta lexojnë me seriozitet dhe sic është për t’u lexuar, ashtu sic është për t’u parë se kujt I drejtohet individualisht, me një thirrje të qartë, një thirrje dashamirëse, vetëm në të mirë të shqiptarëve, të Shqipërisë” tha Topalli.

Byroja e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës në një deklaratë të posacme për Shqipërinë sugjeroi që Gjykata Kushtetuese t’i drejtohet për një opinion Komisionit të Venecias mbi objektin e komisionit hetimor parlamentar për zgjedhjet lidhur me hapjen e kutive.

Elona Gjylmi Azhornuar së fundi ( e martë , 27 prill 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›