Sheshi "Skënderbej", devijohet trafiku
Bashkia e Tiranës nisi sot paradite ndryshimin e pjesshëm të qarkullimit të makinave në sheshin "Skënderbej", në të cilin është zgjeruar hapësira e punimeve që po kryhen për rikonstruksionin e plotë të tij. Me urdhër të drejtuesve të bashkisë kryeqytetase është devijuar itinerari normal i makinave.
Kështu, të gjithë drejtuesit e automjeteve që më parë kalonin nëpër bulevardin "Zogu I", tashmë nuk mund të hyjnë më në sheshin "Skënderbej". Ata duhet të marrin kthesën djathtas për në rrugën "Ded Gjo Luli", pas Muzeut Kombëtar. Dhe nëse lëvizja e radhës është drejt rrugës së Dibrës, u duhet të kthehen në aksin rrugor mbrapa Bankës së Shqipërisë, shumë pranë selisë qendrore të PS-së.
Alsat