Na shkeli Presidenti

Përfaqësues të partive minoritare kanë akuzuar Presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiu se ka abuzuar me pozitën e tij kur ka bërë emërimet e fundit në Këshillin Konsultativ për Komunitete. Në një letër që i është dërguar Presidencës së Kosovës, Grupi Parlamentar 7 plus i cili përbëhet nga 3 përfaqësues të komunitetit turk dhe boshnjak si dhe një romë, është ankuar te numri një i vendit për emërime të politizuara në këtë trup.
“Në bazë të nenit 12.6 të Ligjit për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të të Komuniteteve, i cili përcakton që bashkësia boshnjake dhe turke të përfaqësohen me nga tre anëtarë, njëri prej të cilëve mund të jetë edhe deputet, si dhe ajo rome nga dy përfaqësues njëri prej të cilëve po ashtu mund të jetë deputet. Me këtë është shkelur ligji për faktin se nga bashkësia boshnjake është emëruar deputeti nga subjekti që ka humbur zgjedhjet, ndërsa komuniteti turk dhe romë janë emëruar vetëm përfaqësues nga radhët e sektorit joqeveritar” thuhet në letër të cilën e kanë nënshkruar të gjithë përfaqësuesit e Grupit 7 plus.
Edhe pse Presidenti i Kosovës pas dekretimit të anëtareve të Këshillit Konsultativ për Komunitete, për mandatin e dytë, ka ofruar mbështetje maksimale për funksionimin sa më të mirë të këtij këshilli për Xhezair Muratin dhe Sadik Idriz, anëtarë të Grupit Parlamentar 7 plus, Sejdiu ka bërë shkelje.
Deputeti Xhezair Murati ka thënë të shtunën për Express se Presidenti Sejdiu ka vepruar si kryetar partie me këtë rast.“Mendoj se këtë që e ka bërë Presidenti i Kosovës e ka bërë si të ishte President i partisë e jo i shtetit sepse së pari i ka shpallë anëtarët nga koalicioni Vakat që është fitues, ndërsa pas formimit të Grupit Parlamentar që anon kah LDK ‘ja, ku ndodhet edhe Numan Balic me 3-4 serbë, Presidenti e ka ndërruar kursin dhe ka vendosur z.Balic në KKK edhe pse z.Balic e ka nënçmuar disa herë Presidentin duke e quajtur “shoku Fatmir” duke e cilësuar si komunist e jo si president të shtetit” ka thënë Murati.
”Tani Balic do t’i shfaq dhembët e tij në këtë këshill por nuk është logjike që dy anëtarë të KKK’së nga radhët e boshnjakëve të jenë nga Peja e të mos jenë nga Prizreni dhe Dragashi ku jetojnë 80 për qind e boshnjakëve” .
Por, për Muratin dhe Idrizin, arsyet kryesore e anashkalimi i përfaqësuesve të vërtetë të këtyre pakicave është qëndrimi i tyre ndaj LDK’së në Prizren.
“Asnjë nga komuniteti turk nga KDTP dhe asnjë anëtar nga partitë rome nuk është emëruar në Këshillin Konsultativ nga këto subjekte që te turqit edhe te romët janë më të fortat . Mendojmë se kjo është hakmarrje për shkak të Prizrenit dhe Dragashit pse nuk e ka përkrahur LDK’në”, ka thënë Idriz, të shtunën për Express.
Edhe Murati edhe Idriz kanë thënë se një letër ankese do tua drejtojnë edhe strukturave ndërkombëtare në vend.
“Unë këtë letër do ta dërgojë në ICO të hënën , Ambasadës Amerikane dhe përfaqësuesve tjerë të misioneve ndërkombëtare e ndoshta edhe EULEX’it . Mendoj se ai e ka shkelur rolin e KKK’së .Pra kjo është bërë vetëm pse Numan Balici ka krijuar një grup që është afër LDK’së. E dini që kjo është luftë mes Presidentit dhe Kryeministrit se cili do të fitojë cilin grup parlamentar” ka thënë Murati.
Ndërkaq, Idriz thotë se është e rëndësishme që grupi i tij parlamentar ka shprehur pakënaqësinë me vendimin e Presidentit.
“Ne kemi treguar se nuk jemi të kënaqur dhe nuk është mirë të veprojmë kështu. Shpresa Murati ka qenë nga Vakati e ftuar duke shkuar në mbledhje në rrugë është njoftuar se kryetari e ka ndërruar dhe e ka emëruar Numan Balicin pse ai është në këtë grup që është formuar nga LDK, grupi për integrim” ka thënë Idriz.
Express ka kontaktuar të shtunën edhe me Xhafer Tahirin përfaqësues i Presidencës së Kosovës në Këshillin Konsultativ për Komunitete por ai ka sugjeruar që për këtë çështje të kontaktohet zëdhënësi. Por, të shtunën zëdhënësi i Presidentit të Kosovës, Xhavit Beqiri, ka qenë i paarritshëm.