E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debati per mbetjet/ Bregu Ky ligj eshte kryekeput evropian

Vazhdon debati në Kuvend për ligjin e “Menaxhimit dhe trajtimit të Mbetjeve”, ku deputetë të majtë e të djathtë japin argumentet të kundërta rreth tij. Deputetët e majtë vazhdojnë të kundërshtojnë miratimin e një ligji të tillë, ndërsa ata të mazhorancës argumentojnë pse nevojitet ky ligj.

Deputete dhe Ministre e Integrimit, Majlinda Bregu në fjalën e saj deklaroi se ligji është i nevojshëm dhe është një kusht për integrimin e në Bashkimin e Europian. Ajo nënvizoi se ligji i menaxhimit të mbetjeve, s’ka shkelje kushtetuese dhe se ky ligj rregullon riciklimin e mbetjeve. “Ky ligj plotëson një tjetër detyrim për rrugën e integrimit. Ligji menaxhimit të mbetjeve është në përputhje me direktivat e BE-së. “, theksoi ndër të tjera Bregu.

Duke ju referuar deputetëve të opozitës Bregu tha “
Askush nuk më bind mua se ju jeni në mbrojte të jetëve të qytetarëve, dhe ne po bëjmë të kundërtën, ndaj mos u bëni qesharak.

Pranoheni se duhet të jemi me Europën, e cila ka ngritur një strategji të menaxhimit të mbetjeve.
Ky ligj duhet të implimentohet sa më shpjet. Ky ligj është kryekëput evropian. “, tha Bregu.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›