Berisha Thelbi i ligjit mbrojtja nga mbetjet toksike
Kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij në debatin e nisur në Kuvend për ligjin e menaxhimit të mbetjeve garantoi të gjithë shqiptarët se thelbi i këtij ligji është mbrojtja nga mbetet toksike. Kryeministri hodhi poshtë të gjitha pretendimet e opozitës lidhur me ligjin e mbetjeve. Duke i cilësuar ato shpifje.
“Kjo ditë shënon de fakto themelimin e “partisë të plehut”. Pasi u themelua aleanca e plehut u përhap epidemia “o burra se po kërkohet vota në plehra”. Kështu e nisi fjalën e tij kryeministri Berisha në seancën e sotme plenare ku po diskutohet në lidhje me ligjin për menaxhimin e mbetjeve.
“Thelbi dhe qëllimi i ligjit është mbrojtja nga mbetjet toksike. Por le ti shohim gjëra jashtë shpifjeve dhe sharjeve sesa ju sa më shumë shpifet aq më lart ecni në shtyllën e turpit. Opozita nuk ka alternativa për t’i paraqitur shqiptarëve por e vetmja rrugë e tyre është krijimi i “partisë së plehut”.
Kryeministri ka sqaruar nga salla e Kuvendit se ligji në fjalë i imponon qeverisë të përjashtojë me vendim të parlamentit të gjitha plehrat toksike. Kryeministri tha se ky ligj i imponon qeverisë që mbetjet jo toksike të lejohen të importohen jo si u vendos në 2003 ku këta zotërinj ishin në pushtet dhe duke zgjedhur partinë e plehut nuk do ta shohin pushtetin edhe pas 20 viteve.
Kryeministri garantoi kontroll të rreptë të importit të mbetjeve. “Ne kemi laboratorët që mund të bëjnë kontrollet e nevojshme”, tha kreu i qeverisë. Ai iu drejtua opozitës duke i thënë se “trenin e Europës s’do mund ta ndalë më askush në këtë vend”.
Duku i referuar kreut të PS-së, kryeministri tha se ai është i shkëputur nga realiteti. “Kryetari juaj bie në shtrat Edi Rama, dhe zgjohet Anxhela Merkel, Nikolla Sarkozi, zgjidhet Barak Obama. Ju nuk jetoni me realitetin”, tha kryeministri.