E Diel, 1 Nëntor 2026

METE, 500 mijë euro gjobë CEZ-it

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës njoftoi se është vendosur një tjetër gjobë ndaj kompanisë CEZ, për abuzime me aparatet matëse të energjisë elektrike.

Gjoba e vendosur sot nga METE për CEZ-in kap vlerën e 500 mijë eurove. Ky është penalizmi i dytë që  ministria i vendos kompanisë së shpërndarjes.

Një javë më parë METE gjobiti kompaninë CEZ me 30 milionë lekë të reja, pas konstatimit se janë instaluar aparate matës të paverifikuar përpara përdorimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›