E Diel, 1 Nëntor 2026

Ruci Ligji per mbetjet urbane se zgjidh problemin e plehrave shqiptare

Ligji për mbetjet urbane, nuk e zgjidh problemin shqiptar për menaxhimin e plehrave shqiptare.

Kështu është shprehur gjatë seancës plenare, kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, sipas të cilit, nuk duhet lejuar në asnjë mënyrë importi i plehrave në Shqipëri.

“Neni 22 që Presidenti ka kundërshtuar, lejon importin e plehrave. Hiqe këtë nen dhe pastaj diskutojmë”, i është drejtuar ai kreut të qeverisë.

Duke i kërkuar “bëje Shqipërinë me ligj të pastër nga plehrat që kanë vetë shqiptarët”.

“Mos të bëjmë moralizime për kundërshtarët politikë.

Sulmon Ramën se taksa progresive qenka marksiste. Taksa progresive është ajo që ndan prerazi dy alternativat e vendit.

Ne nuk do reshtim për të shfrytëzuar të gjitha hapësirat, ligji i parë që do anulojmë, është ai i plehrave”, tha më pas Ruçi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›