Rasmusen, Qytetarët e veriut të bashkëpunojnë me KFOR-in
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, u bëri thirrje qytetarëve lokalë në veri të Kosovës që të bashkëpunojnë me forcën paqeruajtëse të Aleancës Veri-atlantike KFOR në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për problemet atje.
Këto deklarata sipas gazetës Ekspres Rasmusen i bëri në një konferencë për shtyp në Bruksel, pas kthimit nga vizita e parë e tij në Libi. I pyetur për situatën në veri të Kosovës, Rasmusen tha se gjendja në veri vazhdon të jetë e tensionuar.
Sipas tij, komandantët e KFOR-it në terren po përpiqne që të gjejnë zgjidhje paqësore për problemin. Diplomatë të NATO-s në Bruksel thanë se me vazhdimin e situatës në veri të Kosovës, ka filluar të rritet dhe irritomi në bashkësin ndërkombëtare.