Debati per pensionet e ushtarakeve. PS Po neperkembni Bode Po genjeni

Seanca e fundit parlamentare per kete sesion nisi me debate te ashpra per pensionet e ish ushtarakeve. Ministri i Financave Ritvan Bode, ka hapur debatin me nje argumentim te gjate, perse mazhoranca ka sjelle ne Kuvend aktin normativ qe percakton pensionet e ushtarakeve te dale ne pension te parakohshem, akt normativ qe vjen pas vendimit te Gjykates Kushtetuese qe sipas te djathtes eshte i padrejte. Per numrin nje te financave vendase, eshte i padrejte percaktimi qe Kushtetuesja ka bere per pensionet e tyre pasi sjell pabarazi shoqerore por edhe vete brenda rradheve te ushtarakeve.
"Një pensionist i dalë në mënyrë të parakohshme nga kategoritë që përmenda del në pension duke marr 80 për qind të pagës referuese. Ndërkohë që punonjësi në detyrë merr më pak se 80 për qind. Një punonjës në detyrë merr më pak se një pensionist që del në mënyrë të parakohshme të paktën 5 për qind me kushtet aktuale. Atëherë më thoni pse duhet të rinë në detyrë dhe të punojnë ata që kanë 15 vjet punë kur duke ndejtur në shtëpi mund të marrin 5 për qind më shumë nga paga ku ata punojnë", tha ministri i Financave, Ritvan Bode.
"Po këtu cna ndodh? Na vjen një ministër Financash që ka ikur dhe na thotë ju po bëni pensionin 1 milion. Është mashtrim more. Pesë gjeneralë ka ushtria shqiptare, maksimumi nëntë, janë nomeklaturë e presidentit të republikës sic janë anëtarët e gjykatës së Lartë dhe të përmendësh këtu pensionin e gjeneralit apo të një numri të limituar kolonelësh... Sot këtu ka kolegë që e dinë shumë mirë se pensionet nuk janë për 11 mijë vetat njëlloj, janë të diferencuara. Nuk mund të marrësh këtu, për të hedhur hi sy Parlamentit, pensionin më të madh të një gjenerali që është nomeklaturë e presidentit. Po cduhet të bëjë gjenerali dhe koloneli, të shkojë të punojë shitës tek shumica sipas logjikës së ministrit të Financave. Fakti është politik", u shpreh Pandeli Majko, deputet i PS.
Por ish ministri socialist i Financave Arben Malaj nuk mohoi pabarazine ne sistemin e shperblimeve qe qeveria jep per kategorite shoqerore. Por ai kerkoi qe nderhyrja te jete e plote dhe juridike, pasi ne kushtet aktuale akti normativ i sjelle nga ekzekutivi eshte antiligjor ne momentin qe ka nje vendim te gjykates kushtetuese per menyren sesi percaktohen pensionet e ish ushtarakeve ne lirim.
"Është për tu habitur që kjo maxhorancë, e para është antikushtetuese, e dyta ka qëndrim anjerëzor dhe e treta është cinike me një pjesë të shoqërisë së saj. Pse është antikushtetuese? Sepse vendimi i Gjykatës Kushtetuese mund të ketë problemet e tij, por deklarata e parë e juaj në këtë Parlament ishte alogjike dhe shqetësuese për mentalitetin tuaj qeverisës. Duhet të kërkoni një zgjidhje më të plotë ligjore. Nuk është vetëm gjykata Kushtetuese që ju ka dhënë këto vendime, a e dini ju që ditë për ditë cdo ushtarak që shkon në gjykatë të nivelit të parë fiton dhe kosto shtesë që bëhet për institutin e sigurimeve shoqërore ka jo vetëm pagesën e tyre po gjithë koston gjyqësore. Pra ju jeni në pamundësi juridike për ti dhënë një zgjidhje kësaj", tha Arben Malaj, deputet i PS.
"Nuk kam gjetur asnjë njeri të vetëm, as jashtë këtij Parlamenti po as brenda këtij parlamenti, një të vetëm në biseda private që të pranojë këtë turp që na vë përpara Gjykata Kushtetuese, që kërkon të armiqësojë Forcat e Armatosura, policinë e shtetit, efektivat e saj të nderuara me shtresa të tjera të popullsisë me këtë pabarazi të pamerituar. E dini cfarë kërkon që një ushtarak në moshën 40 vjec me gradën kolonel që shumica e kanë marr në mënyrë të pamerituar, të marr pesë herë minimalisht, më shumë se nga një nënoficer të policisë që sot është në front", tha Fatos Hoxha, deputet i PD. Akti normativ i sjelle nga qeveria per shqyrtim dhe votim ne Parlament percakton pensionet e parakohshme per rreht 7400 ushtarake te liruar nga detyra.
Rovena Moçka