Debati për rripin e zi
PS
Protesta e PS-së para Parlamentit, e ideuar mbi demonstrimin e deputetëve me maskë të zezë në gojë, nuk ka kaluar pa debate që lidhen me simbolikën e saj. “Rripi i zi në krah apo në gojë shpreh shqetësimet në rritje për pasojat e përkeqësimit të demokracisë”, deklaron deputeti Arben Malaj, i cili ashtu si Pandeli Majko, apo Erion Braçe nuk mori pjesë në këtë reagim. Ideja është huazuar nga Britania dhe aplikimi i saj lidhet me politikat mediatike. “Zgjidh shpresën ndaj frikës” është thelbi i ndryshimit që qëndron mes dy sjelljeve politike ndaj kundërshtarit, por edhe opinionit.
#